Wednesday , December 11 2019
Lajmi i fundit

Auditi: NUK JANË PAGUAR MBI NËNTË MILION EURO TATIM NË PATUNDSHMËRI

EuroGjendja e përgjithshme e borxhit në bazë të tatimit mbi patundshmëri, për personat fizik dhe juridik (toka dhe objektet ndërtuese) me datë 31.12.2018 ishte 9.258.685 euro, që paraqet rritje të borxhit prej 1.134.003 euro në krahasim me 31.12.2017, thuhet në Raportin e Auditit të Llogarisë Përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2018 të cilin e hartoi Enti Shtetëror i Auditimit.

Siç theksohet, kjo vlerë nuk përfshinë interesin (kamatën) me vlerë 1.696.574 euro, që do të thotë se me kamatë nuk është paguar borxhi me vlerë 10.955.259 euro për periudhën 2003 – 2018.

Nga vlera e përmendur për periudhën 2014 – 2018 borxhi i papaguar, me kamatë është 7.251.300 euro, shtohet në këtë dokument.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top