Thursday , July 16 2020
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Lajmërim: PËR TRE MUAJ FILLON NDËRTIMI I RRUGËS ULQIN-KRYTHË

Gjeka-Paraca

Në fillim të vitit të ardhshëm duhet të nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës Ulqin-Krythë, është njoftuar mbas takimit të kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka me drejtorin e Drejtorisë për komunikacion Savo Paraça dhe bashkëpunëtorëve të tyre. “Presim që të gjitha procedurat të përfundojnë për tre muaj dhe mbas kësaj të fillojnë punimet”, tha Paraça. Është thënë që ... Read More »

Dr Karamanaga në Strugë: PJESËMARRJE NË SIMPOZIUMIN SHKENCOR

Gani Karamanaga

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni (SHMSHM) me 25-26 tetor në Strugë organizoi takimin XIX profesional mjekësor, me përmbajtje ndërkombëtare. SHMSHM  është organ shkencor i mjekëve të të gjitha fushave të Republikës së Maqedonisë, e konceptuar si shoqatë e mendimit akademik për tema e probleme të teorisë dhe të praktikës së shëndetit, mësimdhënies, si hapësirë e domosdoshme për publikimin e ... Read More »

Përurime: DY LIBRA TË REJA

Libraria Arti

Nga Libraria Arti njoftuan që së shpejti bëhet përurimi e dy librave të cilat janë pjesë e projekti të mbështetur nga ana e Fondit për realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.Bëhet fjalë për librin “Poet i mijëvjeçarit të tretë” të Jaho Kollarit dhe “Përmbledhja me poezi”, nga Konkursi i librarisë ARTI. Përurimi i librave do të ... Read More »

Monstat: VETËM NJË E TRETA E TË PUNËSUARVE NË ULQIN JANË FEMRA

Sipas të dhënave zyrtare të Entit shtetëror për statistikë, në tetë muajt e parë të këtij viti në Ulqin mesatarisht ishin të punësuar 4721 persona. Kjo është pak më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar (4650). Kjo po ashtu do të thotë që në këtë komunë punojnë rreth 75 për qind të popullsisë aktive. Vetëm një e ... Read More »

Kalaja: REZISTOI EDHE NDAJ MONGOLËVE TË TMERRSHËM

Arkivi, Arhiva, Ulqini antik, Anticki Ulcinj

Kordat e Tatarëve (Mongolëve) në vitin 1242 sulmuan Europën. Në kuajt e tyre, këto luftëtarë të tmerrshëm të fuqisë më të madhe botërore në shekullin 13 erdhën edhe në Ulqin, por bedenat e Kalasë rezistuan. Megjithatë, duket që një ngjarje e paparashikuar e shpëtoi këtë qytet. Kur mësuan në pranverë të vitit 1242 lajmin për vdekjen e kanit të madh ... Read More »

Sonte në Tiranë: “SERVANTES DHE DULCINEA” NË TEATRIN KOMBËTAR

Servante dhe Dulcinea

Shfaqja “Servantes dhe Dulcinea”, e grupit teatral nga Ulqini, do të luhet sonte, me fillim në ora 19, në Teatrin kombëtar në Tiranë. Pritet që në këtë shfaqje do të jenë të pranishëm një sërë personalitetesh eminente të kryeqytetit të Shqipërisë, si dhe zyrtarët e komunës së Ulqinit. Më herët sot anëtarët e grupit, në krye me regjisorin Munib Abazi, ... Read More »

Iniciativa: ARQIPESHKU I TIVARIT TË JETË MALAZEZ

At Zef Gashi

Funksionari i Kishës ortodokse malazeze Stevo Vuçiniq i dërgoi iniciativë Ministrisë së punëve të jashtme dhe të integrimeve evropiane që të kërkojë nga Selia e shenjtë që arqipeshku i Tivarit të jetë i kombësisë malazeze. Ai mendon që në këtë mënyrë Mali i Zi si shtet, së bashku me Kishën ortodokse malazeze, do të fitonte edhe një shtyllë shpirtërore të ... Read More »

Lajmërim: MYSAFIRËT NGA KRUZERI NË TIVAR DO TË VIJNË EDHE NË ULQIN

Kruzer, Anija, Brod

Në Ulqin nga viti i ardhshëm do të qëndrojnë mysafirët nga kruzerët(anijet) të cilët si destinacion  do të kenë Tivarin, është lajmëruar nga kompania “Terminalët kontejnerik dhe mallrat e përgjithshme”, e cila është pronë shumicë e kompanisë turke Global ports (GP). Në mënyrë që të prezantojnë ofertën e mundshme për turistët e kruzerit, përfaqësuesit e kompanisë të cilët organizojnë udhëtimet ... Read More »

Kërkesat nga tubimi në Shtoj: KTHENI TOKËN, NDALONI AKVA-PARKUN

Tubimi ne Shtoj, skup u Stoju

Banorët e Bashkësisë lokale Shtoj nga tubimi i së dielës i thanë organeve kompetente që të përshpejtojnë procesin e kthimit të pronës së marrë, si dhe që në të ardhmen të kenë kujdes se cilën pronë ja ofrojnë investitorëve potencial. Siç raporton gazeta “Dan”, ato kërkojnë që gjykatat kompetente të përshpejtojnë procesin sepse pohojnë se nuk ka dilemë që ato ... Read More »

Scroll To Top