Thursday , July 16 2020
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Promovim: “SHPËRGJUMOHU SHPIRTI IM” I S.OSMANIT

Skendo Osmani

Qendra kulturore, Biblioteka e Qytetit dhe Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Mal të Zi organizojnë promovimin e librit me poezi “Shpërgjumohu shpirti im” të Skënder Osmanit. Manifestimi mbahet të enjtën, me 9.10.2014, në ora 18, në Sallën e Shkollës së muzikës. Për libër flasin dr Nail Draga, dr Gani Karamanaga, Sabina Osmanoviq dhe Mustafa Canka.   Read More »

Parashikimi i motit: NGA E MËRKURA VERË E VOGËL!

Molja madhe, Skela,

Sipas prognozës së meteorologëve, në Adriatikun jugor edhe sot dhe nesër do të mbizotërojë mot jostabil, ndërsa prej të mërkurës do të kemi verë të vogël. Moti do të jetë me diell, pa erë, me temperaturë e cila do të jetë rreth 28 gradë Celsius. Moti i tillë do të qëndrojë deri të dielën. Read More »

Fenomen: NË ULQIN VOTUES GATI SA EDHE BANORË!?

Zgjedhjet, Izbori, Kutija e votimit, Glasacka kutija

Sipas rezultateve të numërimit të fundit të popullsisë nga viti 2011, në Ulqin jetojnë 19 921 banorë. Nëse kemi parasysh këtë të dhënë është e pabesueshme që në zgjedhje të janarit, të drejtë vote kishin 19182 persona,  sepse kjo praktikisht do të thotë që çdo person kishte të drejtë vote. Për krahasim po përmendim që në Tivar jetojnë 42 048 ... Read More »

Ostros: KATËR HERË MË PAK NXËNËS SE PARA 40 VITEVE

Shkolla Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Ostros, Kraje

Drejtori i SHF “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Ostros Beqir Berjasheviq ka thënë që këtë vit shkollor ky institucion e ka nisur me kushte jashtëzakonisht të mira për punë. “Vitet e kaluara kemi investuar shumë mund dhe mjete, në mënyrë që objekti shkollor të bëhet sa më funksional dhe mund të themi që arritëm sukses – interneti tani funksionon shkëlqyeshëm në ... Read More »

KK: JASHTËZAKONSHËM „PËR RASTIN K1”?

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Parlamenti lokal në Ulqin duhet të mblidhet jashtëzakonisht për “rastin K1”, mëson Portali Ul-info. Drejtuesit e disa partive të koalicionit qeverisësë janë të bindur që ky është hap i mirë në sensibilizimin e mëtejmë të opinionit rreth këtij skandali, duke i paraprirë gjykimin në Gjyqin ekonomik në Podgoricë i cili do të vazhdojë me 20 tetor. Për prishjen e vendbanimit ... Read More »

SHKATËRRIMI I FLOTËS ULQINAKE NË LUFTËN E PARË BOTËRORE

anija

Funddeti po nxjerr dëshmitë e Luftës së Parë Botërore. Një anije britanike e llojit drifter është zbuluar në brigjet shqiptare. E zbuluar gjatë ekspeditës së fondacionit amerikan RPM në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, që synon identifikimin e anijeve të Luftës së Parë Botërore dhe krijimin e një harte të tyre, relikti në fjalë ngjalli një kuriozitet të madh ... Read More »

Të dielën: FILLON GJUETIA NË DHELPRA

Në terrenet e gjuetisë në Ulqin të dielën, më 5 tetor, fillon gjuetia në dhelpra, e cila do të zgjas deri më 23 shkurt. Qëllimi është ndalimi i sëmundjes së tërbimit, e që ky aksion të jetë suksesshëm llogaritet që në komunë të Ulqinit duhet të vritet 10 dhelpra. Siç theksohet, për çdo dhelpër të vrarë do të paguhet kompensimi ... Read More »

Duke pritur “Ditën e shegës”: FRUT ME VLERA TË ÇMUARA

Shega, Sipak

Shega është ndër frutat e rralla mbi tokë për vlerat që ka për shëndetin. Studimet kanë treguar, sipas gazetes “Shekulli”, se shega ka efekte të dobishme, pasi ndikon në dobësimin e simptomave të shumë sëmundjeve. Listën e kryesojnë: ulja e kolesterolit dhe hipertensionit, parandalimi i episodeve kardiake si pasojë e ngushtimit të arterieve, shkrirja më e shpejtë e pllakave arteriale, përforcimi i forcës ... Read More »

Monstat: NË GUSHT MBI GJYSMË MILIONI FJETJE

Panorama Jadran. Mala plaza

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë – Monstat, në gusht në rivierën e Ulqinit kanë pushuar 55 571 turistë, të cilët realizuan 523 365 fjetje. Kjo do të thotë që mysafirët, prej të cilëve gati 90 për qind ishin të huaj, mesatarisht kanë pushuar nëntë ditë. Në krahasim me vitin e kaluar turistët në këtë komunë kanë realizuar ... Read More »

Fondacioni europian për ndihmë: KURBANE PËR TË VARFËRIT

Munibi

Disa dhjetëra familje më të varfëra të Ulqinit do të fitojnë këto ditë mish kurbani të cilët janë prerë për nderë të festës së madhe islame Kurban Bajramit. Organizator i këtij aksioni humanitar është “Europe aid foundation”, e cila aktivitetet e ngjashme i organizon me vite në 27 shtete të botës. Këtë fondacion, përndryshe, e kanë formuar shtetasit e Turqisë ... Read More »

Scroll To Top