Monday , December 16 2019
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Qeveria e MZ: MINISTRI IVANOVIQ NË SHKODËR

Ministri i bujqësisë dhe i zhvillimit rural prof. dr. Petar Ivanoviq do të qëndrojë të premten, më 20 qershor, në vizitë njëditore në Shkodër, me ftesë të ministrit të bujqësisë, zhvillimit rural dhe ujërave të Shqipërisë Edmond Panariti. Ministrat në takim do të bisedojnë rreth aktiviteteve të mëtejshme për rregullimin e ujërave të liqenit të Shkodrës, gjegjësisht nivelit të kotave ... Read More »

ONT MZ: PREZANTOHET OFERTA NË PRISHTINË

Qytetarët e Kosovës Malin e Zi e përjetojnë si destinacion turistik të sigurt, miqësor, ndërsa është e njohur dhe afërsia tradicionale në mes Malit të Zi dhe Kosovës, është vlerësuar në mëngjesin e punës me media në Prishtinë, ku Organizata nacionale turistike e Malit të Zi ka prezantuar ofertën turistike. Në takim është deklaruar që edhe këtë vit numri i ... Read More »

Të shtunën: FILLON VERA

Lindja e diellit

Vera këtë vit në Ulqin fillon të shtunën, më 21 qershor në ora 12:52. Në të njëjtën kohë për banorët e hemisferës jugore fillon dimri. Dielli në Ulqin të shtunën do të lind në ora 4:52, ndërsa do të perëndojë në ora 20:37, do të thotë që dita do të zgjasë 15 orë e 45 minuta, ndërsa nata vetëm tetë ... Read More »

Kumtesë e SHB “Rumia”: I PENGOJMË DIKUJT

Rumia

Shoqata e Bjeshkatarëve „Rumia“ nga Ulqini, të dielën, më 15 qershor 2014, organizoi për të tretin vit me radhë daljen masive në majën e Rumisë.Ngjitja në Rumi u organizua në pajtim me misionin e Shoqatës – ripërtërirjen e traditës së lashtë të daljes së përbashkët në majën e Rumisë. Ky zakon i lashtë përbën gjënë më të vlefshme si trashëgimi ... Read More »

Komuna: SHKATËRROHEN 90 PËR QIND E MBJELLAVE TË BOSTANIT

Milazim Mustafa

Sekretari për ekonomi dhe zhvillim ekonomik në komunë të Ulqinit Milazim Mustafa ka deklaruar që nga pasojat e motit të keq janë shkatërruar 90 për qind e të mbjellave të bostanit në Shtoj. Mustafa, i cili është kryetar i Komisionit për vlerësimin e dëmit nga fatkeqësitë natyrore, ka vizituar dje Shtojin dhe grykën e Bunës. Sipas fjalëve të tija, dëmi ... Read More »

Federali nuk ia doli: SHUHET ËNDRRA

Federal

Edhe sezonin e ardhshëm Federali do të garojë në Regjionin jugor të futbollit. Futbollistët nga Ulqini humbën sot prej skuadrës “Radniçki” nga Berane (0:1) në fushën e vet dhe në këtë mënyrë i thanë lamtumirë dëshirës për të luajtur në rangun më të lartë garues, gjegjësisht në Ligën e dytë të Malit të Zi. Duket që aq pak duhej që ... Read More »

Vërtetimi: KËTË VIT NUK KA GRUMBULLIM TË KRIPËS

Kriporja, Solana

Grumbullim të 80, jubilar, të kripës nuk do të ketë! Administruesi i falimentimit të Kripores Ognjen Jovoviq ka deklaruar që asnjë ofertë nuk ka mbërritur për qiramarrje të fabrikës më të vjetër në Ulqin ose për bashkëpunim biznes-teknik për këtë dhe vitin e ardhshëm. Tenderi për shitjen e Kripores me çmim fillestar prej 190 milion euro është hapur deri më ... Read More »

Xhamia e Klleznës: THEMELOHET FORUMI RINOR

Forumi rinor

Në Xhaminë e Klleznës me datën 14 dhe 15 qershor 2014, ditën e Shtune dhe të Diel u mbajtën dy mbledhje me të rinjtë e fshatit Kllezën ku u themelua për herë të parë FORUMIN RINOR në kuadër të Xhamisë së Klleznës, i cili do të jetë udhëheqës në fushën e veprimtarisë rinore, kulturore dhe morale të shoqërisë, në ngritjen ... Read More »

Të mërkurën: NDESHJA VENDIMTARE E FEDERALIT

Federal

Futbollistët e Federalit do të luajnë ndeshjen vendimtare për kualifikim në rangun më të lartë garues. Ato para tifozëve të vet do të takohen me skuadrën “Radniçki” nga Berane. Ndeshja fillon në ora 17:30, në stadiumin e hotelit “Olimpik”. Prej Federalit janë ftuar Ulqinakët që masovikisht të jenë të pranishëm në ndeshje dhe me përkrahje nga tribuna ti ndihmojnë ekipit ... Read More »

Parashikimi i motit: ME DIELL NGA E PREMTJA

Edhe në dytët e ardhshme në Adriatikun jugor do të jetë mot me vranësira dhe me shi të dobët, derisa nga e premtja do të fillojë periudha e motit me diell, kanë lajmëruar meteorologët. Ato theksojnë që prej 19 qershorit pritet rritje e konsiderueshme e temperaturës së ajrit. Read More »

Scroll To Top