Wednesday , February 26 2020
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

OT: PRAPË VIJNË GAZETARËT

Organizata turistike, Turisticka organizacija

Këtë javë në rivierën e Ulqinit vijnë edhe dy grupe gazetarësh, mësojmë nga Organizata turistike e Ulqinit. Bëhet fjalë për vizita studimore të gazetarëve nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia. Me grupet e gazetarëve nga Rusia, Serbia dhe Kroacia të cilët më herët kanë qëndruar këtu, arrihet deri tek shifra prej 120 punëtorëve mediatik të cilit gjatë qershorit ishin në ... Read More »

Oferta: HAPET “AUTO KAMPI MIAMI”

Miami

Në një nga plazhet më atraktive të Ulqinit “Miami”, në kilometrin e dytë të Plazhit të madh, pak kohë më parë është hapur dhe auto kampi.Në hyrje të kampit gjendet recepcioni ku mysafirët mund të marrin shërbimin dhe informatat e nevojshme. Në rreth 3000m2 të sipërfaqes përdoruese turistët kanë në dispozicion vendet e kyçjes në rrymë elektrike, krojet e ujit, ... Read More »

“Dan”: FLAMURI SHQIPTAR NË KISHËN E RUMISË

Crkva na Rumiji

Flamuri shqiptar dje për disa orë ishte i ngritur në kishën në Rumi. Dyshohet që flamurin në këtë objekt fetar e ka vendosur dikush nga pjesëtarët e ngritjes në Rumi të cilën e ka organizuar Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” nga Ulqini, shkruan “Dan”. Thuhet që pas disa orëve flamuri u hoq. Në maje të Rumisë dje ishin rreth 130 persona, ... Read More »

Nga eksplozivi: FOTOGRAFI E ZYMTË E NËNDETIT TË ULQINIT

Kalaja

Peshkatarët nënujor të cilët dje kanë peshkuar në pjesën prej Kalasë së Ulqinit e deri në Valdanos kanë thënë që gjendja e nëndetit të Ulqinit është katastrofale. “Kjo është pasojë e gjuajtjes së peshkut me dinamit. Ka shumë peshk të ngordhur në atë zonë”, thanë ata. Peshkatarët nënujor kanë theksuar që askund në Bregdetin e Malit të Zi nuk është ... Read More »

KK: NESËR MBLEDHJA E PARLAMENTIT

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Nesër do të vazhdojë Mbledhja e tretë e seancës së par të rregullt të Parlamentit lokal në Ulqin, është lajmëruar nga shërbimi i Kuvendit. Në rend të ditës, përveç të tjerash, do të jetë Propozimi i vendimit për lokalitetet e përkohshme. Jozyrtarisht mësojmë që së shpejti mund të caktohet mbledhja e radhës në të cilën do të diskutohej mbi punën ... Read More »

Barazhi për Ligën e dytë: FEDERALI HUMBI NGA ISKRA

Iskra Federal

Futbollistët e Iskrës fituan dje në Danilovgrad Federalin 2:0, në ndeshjen e xhiros së pestë për plotësimin e Ligës së dytë të Malit të Zi, lajmëron agjencia MINA. Kampioni i regjionit të mesëm është revanshuar kundërshtarit për humbjen në Ulqin dhe shënoi fitoren e dytë në barazh. Iskra përfundoi barazhin me nga dy fitore dhe humbje. Në këtë xhiro i ... Read More »

KKSH: PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME PËR ARSIM

KKSH

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, më 14 dhe 15 qershor 2014 organizoi seminarin me temën “Pozita dhe nevojat e arsimit shqip në Malin e Zi”. Në seminar morën pjesë mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme, përfaqësues të institucioneve arsimore nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. Në këtë veprimtari morën pjesë kumtues të cilët trajtuan problemet ... Read More »

Mbas hetimit në Horgosh: LIROHEN ULQINAKËT

Horgos

Ulqinakët Blazho Gjakonoviq dhe Branislav Ziramov, janë liruar nga akuzat për kontrabandë të 6 kg drogë, mëson Portali Ul-info. Ato, siç shkruante Vijesti, u arrestuan të premten në pikën kufitare Horgosh, kah Hungaria. Droga ndodhej në autobus, ndërsa hetimet kanë treguar që Gjakonoviq dhe Ziramov, nuk kishin lidhje me kontrabandën e drogës. Mbas 48 orëve burgim, ato sot u lëshuan ... Read More »

Peshkimi nënujor: FITUES GARUESIT NGA HERCEG-NOVI

Podvodni ribolov

Në Ulqin është mbajtur sot Kampionati i 4 shtetëror i Malit të Zi në peshkim nënujor. Në këtë garë kanë marrë pjesë 25 garues nga 6 klube malazeze. Vendin e parë në konkurrencën individuale e fitoi Boban Radosheviq nga skuadra “Mamula 1” nga Herceg-Novi, të dytin Zoran Duçiq nga Kotorri, derisa vendi i tretë i takoi Andrija Gazivodës nga skuadra ... Read More »

Tubimi i parlamentarëve të Malit të Zi dhe Shqipërisë: FOLËN PËR KOMUNIKACION

Kalaja, Stari grad

 Në Kalanë e Ulqinit është mbajtur mbledhja e parlamentarëve të Malit të Zi dhe Shqipërisë të cilët folën për mundësitë e përmirësimit të lidhjeve të komunikacionit në mes këtyre dy vendeve. 11 anëtarë të parlamentit malazez dhe shqiptar kanë thënë që në këshillat e vet do të miratojnë përfundimet dhe pastaj do ti dërgojnë qeverive të veta përkatëse. Kryetari i ... Read More »

Scroll To Top