Wednesday , October 28 2020
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Akva park: SHPALLET TENDERI PËR QIRADHËNIEN E TOKËS

Akva park

Komuna e Ulqinit ka shpallur sot tenderin i cili do të jetë i hapur një muaj dhe i cili ka të bëj me qiradhënien 30 vjeçare të tokës në Plazhin e madh për ndërtimin e akva-parkut. Bëhet fjalë për sipërfaqen prej 25 498 metër katror, e cila jepet me qira për çmim fillestar prej 1,1 euro për m2. Kompanitë e ... Read More »

Tregoi pjekuri: KUVENDI NJËZËRI MIRATOI QËNDRIMET RRETH PHU-së

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Mbas diskutimit që zgjati gati tërë ditën Kuvendi komunal i Ulqinit të martën vonë njëzëri ka miratuar qëndrimet dhe përfundimet rreth Draftit të Planit hapësinor urbanistik. Me këto përfundime kryetari i komunës Fatmir Gjeka obligohet që në bashkëpunim me Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të azhurnojë përmbajtjen dhe të aktivojë punën e Këshillit dhe Skuadrës koordinuese për punë ... Read More »

Komuna: ZËVENDËSKRYEMINISTRI I MAQEDONISË NË VIZITË ULQINIT

Fatmir Besimi

Zëvendësi i kryetarit të qeverisë në Republikën e Maqedonisë Fatmir Besimi ka qëndruar të martën në vizitë të komunës së Ulqinit. Ai bisedoi me kryetarin e komunës Fatmir Gjeka rreth situatës në këtë komunë dhe pozitën e Shqiptarëve në Mal të Zi. Besimi sot do të qëndrojë në Podgoricë ku do të bisedojë me zyrtarët e lartë malazez. Read More »

Universitetet e Shqipërisë: FITUESIT E KUOTAVE PËR STUDENTËT NGA MZ

Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall listën e kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, fitues në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë si dhe në programe të integruara të ciklit të dytë, në IAL publike. Listën e fituesve mund ta lexoni duke klikuar KËTU. Renditja e kandidatëve  fitues, për vitin akademik 2014-2015, ... Read More »

Probleme: MUNGOJNË RRYMA DHE INTERNETI

Katerkolle, Vladimir, Ana e Malit

Ditët e fundit qytetarët e Ulqinit kanë problem me energji elektrike dhe internet. Kështu, për shembull, gjysma e banorëve të zonës së Anës Malit gati për çdo natë prej orës 23 deri në orën 7 nuk kanë rrymë elektrike. Ato madje paralajmëruan protesta, si dhe nënshkrimin e peticionit në mënyrë që të detyrojnë Elektroekonomin e Malit të Zi që në ... Read More »

Punëtorët e “Otrantit”: ËSHTË TURP ÇFARË NA BËJNË

Hotel Otrant

Punëtorët e Otrantit të Ulqinit kanë thënë në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për kontrollin e privatizimit se janë në pozitë më të keqe se ato të kompanisë “Metalac” nga Nikshiqi. Përveç pagave të papaguara, si problem më të madh theksojnë atë që pronari, i cili u largua nga Mali i Zi, diku i ka kyçur librezat e punës, ... Read More »

Kuvendi: AKVA-PARK HYRI NË PROGRAMIN E OBJEKTEVE TË

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendin komunal të Ulqinit këshilltarët sot kanë miratuar Planin e objekteve të përkohshme për vitin 2014. Me këtë faktikisht është dhënë drita e gjelbër për ndërtimin e akva-parkut në Plazhit të madh. Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka tërhoqi Propozimin e vendimit për lirimin nga pagesa e kompensimit për akva-park. “Kur të kemi madhësinë ... Read More »

“Dan”: TË MËRKURËN MBLEDHJA E KËSHILLIT TË PDS-ës TË ULQINIT

Loro Nrekiq, Ljoro Nrekic

Mbledhja e Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve duhet të mbahet të mërkurën. Atëherë do të bëhet fjalë për ndërrimin e kryetarit të këtij trup Loro Nrekiq edhe për kërkesën drejtuar liderit të PDS-së Millo Gjukanoviq të zëvendësojë Sanja Vllahoviq nga funksioni i koordinatorit të Kryesisë për Ulqin, shkruan “Dan”. Kjo gazetë shkruan që kjo mbledhje mbahet praktikisht dy ... Read More »

Edin Gjoni: SHQIPËRIA, VEND ME VËLLAZËRI NDËRFETARE

Edin Gjoni

Pak ditë më parë, në New York, Federata Pan Shqiptare Vatra organizoi drekën solemne me rastin e vizitës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani. Fjalën përshëndetëse në emër të tri feve e mbajti imam Edin Gjoni, fjalimin e të cilit e përcjellim në tërësi: I nderuari kryetar i Federatës Pan Shqiptare Vatra, njëherazi organizatores së kësaj mbrëmjeje, zotëri ... Read More »

Scroll To Top