Tuesday , March 31 2020
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Në fund të qershorit: PANAIRI I MADH I ARTIZANËVE

Ramiz Hajdari, Panairi i artizaneve, Sajam umjetnina

Prej 25 deri më 27 qershor në Ranë do të mbahet Panairi ndërkombëtar i artizanëve dhe zanateve të vjetra Ulqin 2014. Siç tha për Ul-info organizatori kryesor i këtij tubimi Ramiz Hajdari, deri tanë pjesëmarrjen në panair e kanë vërtetuar rreth 200 ekspozues nga Mali i Zi dhe shtetet ballkanike. “Do të jetë ky me siguri tubimi më masovik i ... Read More »

OT: PANAIRI NË PRIZREN

prizren2

Në kuadër te panairit të artizanatave dhe punimeve të dorës që po mbahet në Prizren, nën organizimin e Drejtorisë së turizmit dhe zhvillimit regjional, Organizata Turistike në bashkepunim me Komunen e Ulqinit, po promovojnë ofertën dhe vlerat artizanate të vendit tonë.Hapjen e panairit pati nderin ta beje nenkryetari i Komunes se Ulqinit z. Ardian Mavriq. Ne kete panair gjithsejt kane ... Read More »

OT: MYSAFIRË SHTATË PËR QIND MË SHUM SE VITIN E KALUAR

Këto ditë në rivierën e Ulqinit qëndrojnë zyrtarisht 2837 mysafirë, që është shtatë për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, është njoftuar Portali Ul-info nga Organizata turistike e Ulqinit. Siç thuhet, gati gjysma e mysafirëve, apo 1377, është e vendosur në hotele, që është për 12 për qind më shumë se në vitin 2013. Në ... Read More »

Komuna e Ulqinit: DONACIONE PËR MIS SHQIPËRIA

Për shkak të xhiro llogarisë së bllokuar të komunës, kryetari Fatmir Gjeka të mërkurën ka organizuar takim me biznesmenët lokal të cilët kanë shprehur gatishmëri të ndihmojnë financiarisht organizimin e garës për “Mis Shqipëria”, finalja e të cilës do të mbahet në Molin e madh më 27 qershor. Gjeka tha që ky manifestim që tani kishte efekte pozitive të marketingut ... Read More »

Barazhi për ligën e dytë: FEDERALI TË DIELËN KUNDËR ISKRES

Federal

Futbollistët e Federalit do të takohen të dielën në Danilovgrad me skuadrën “Iskra” në xhiron e pestë të barazhit për kualifikim në Ligën e dytë të Malit të Zi. Kjo është ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse edhe barazimi do të ju mundësonte Ulqinakëve kualifikimin në Ligën e dytë. Por, nëse pasnesër dështon, shansin për sukses do ta ketë tre ditë ... Read More »

Koktej molotovi: NË SHËNJESTËR ZYRTARI I POLICISË?

reg-ulcinjska-policija

Ulqinaku V.N. është befasuar kur e thirrën nga Drejtoria e policisë dhe i thënë që të mërkurën poshtë makinës së tij është gjetur koktej molotovi, shkruajnë “Vijesti”. Deri tek shpërthimi i shishes me benzinë nuk erdhi, sepse, siç thanë për atë gazetë nga policia, shishja ishte plastike, e jo prej xhami. V.N. tha që beson në versionin e policisë që ... Read More »

Të dielën në Ulqin: KAMPIONATI SHTETËROR NË PESHKIM NËNUJOR

Podvodni ribolov

Nga Klubi për peshkim sportiv “Buna” nga Ulqini kanë njoftuar që këtë të diel në bregdetin e Ulqinit do të mbahet Kampionati i Malit të Zi në peshkim nënujor, i 4 me radhë. Në këtë garë do të marrin pjesë 25 peshkatar nga gjashtë skuadra sportive nga Mali i Zi. Organizatori kryesor i këtij manifestimi është Federata malazeze për peshkim ... Read More »

Canka: NDËRTIMI I EGËR NË EKSPANSION

Mustafa Canka

Një nga problemet më të mëdha në Ulqin është ndërtimi i egër. Kohën e fundit ai ka përshkallëzuar. Edhe pse ka filluar sezoni turistik, në mënyrë të paligjshme po ndërtohen rreth pesëdhjetë objekte në tërë territorin e komunës – nga Krruçi në Adë. Po ndërtohen shtëpi të mëdha, nuk paguhen detyrimet, kaosi urbanistik mbizotëron në komunë edhe pse tashmë ka ... Read More »

KKSH: SEMINAR PËR ARSIMIN SHQIP

Genci Nimanbegu

Këshilli Kombëtar i Shqiptarve në Malin e Zi me datë 14-15 qershor 2014 në Ulqin, në hotelin Otrant, do të organizoj seminarin me temë: “Pozita dhe nevojat e arsimit shqip në Malin e Zi”. Në seminar do të diskutohet për problematikën e arsimit shqip në Malin  e Zi, me fokus të veçantë në lëndët: Gjuhë shqipe e letërsi, histori, gjeografi, ... Read More »

Scroll To Top