Sunday , July 5 2020
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Të enjten në Muze: PREZANTIMI I TAPICERIVE

Tapiserije, Tapicerite

Në Muzeun e Kalasë nesër mbrëma (të enjten) me fillim në ora 19, do të prezantohen katër tapiceri të punuara gjatë vitit 2013 dhe 2014 në “Turnenë e qëndisjes dokumentare” në Shtoj, Aradc, Manastir dhe Mostar.“Këto tapiceri paraqesin një lloj hulumtimi në sferën e reprezentimit të realitetit dhe eksperiment shoqëror në të cilin nëpërmjet konsultimeve, diskutimeve dhe bashkëpunimit me diapazon ... Read More »

Libri i ri: „I BURGOSURI“ I RIFAT STANKOVIQIT

Korice rifat stankovic

Këto ditë nga shtypi del përmbledhja e poezive “I burgosuri” (Zarobljenik) i bashkëqytetarit tonë Rifat Stankoviq, i cili jeton në Frankfurt.Sipas recensionit të kritikut të njohur letrat nga Beogradi Petar Arbutina, Stankoviq në poezinë e vet emotive atdheun e vërtet e gjen në simbolet më të spikatura: detin, njerëzit e dashur, refleksionet letrare… Si redaktor i librit nënshkruhet Dino Burxhoviq, ... Read More »

Monstat: NË QERSHOR RRITET PUNËSIMI DHE PAGAT

Carshia Ulqin, Carsija Ulcinj, Kaldrma, Kalldrami

Të dhënat e fundit të Entit shtetëror për statistikë – Monstat, vërtetojnë që në Ulqin është i theksuar punësimi sezonal. Sepse, në qershor në territorin e komunës së Ulqinit kanë punuar 5269 persona, apo madje 590 më shumë se një muaj më herët. Rritje kishte edhe paga mesatare mujore në krahasim me maj, për tetë euro, që do të thotë ... Read More »

PHU: ZGJATJA E SHQYRTIMIT PUBLIK

Afati për mbarimin e shqyrtimit publik për Draftin e Planit hapësinor-urbanistik të Ulqinit (PHU) zgjat deri më 17 gusht, por është e sigurt që do të zgjatet. Nga administratën lokale Portalit Ul-info jozyrtarisht është thënë që kjo do të jetë të paktën 15 ditë, derisa organizatat joqeveritare vlerësojnë që është e nevojshme të afati të zgjatet për një muaj. Siç ... Read More »

Rikonstruktimi i dy shkollave: NË 2015 ME KUSHTE MË TË MIRA

Vllezerim Bashkim, Bratstvo jedinstvo, Shkolla, Skola

Në Shkollën e mesme “Vëllazërim bashkim” dhe në Shkollën fillore “Marshall Tito” këto ditë kanë filluar punimet në aplikimin e masave të efikasitetit energjik, të cilët do të kushtojnë rreth një milion euro. Afati për përfundimin e punimeve do të jetë pesë muaj, ndërsa i kryen konsorciumi Roaming, të cilin e përbëjnë katër ndërmarrje nga Nikshiqi. Siç theksojnë nga Ministria ... Read More »

Ditën e tretë të Bajramit: FILLON NDËRTIMI I MEDRESESË

Medreseja Ulqin, Medresa Ulcinj

Në Fushën e Ulqinit të mërkurën, ditën e tretë të Bajramit të Ramazanit, do të nisin punimet në ndërtimin e Medresesë së vajzave, njoftohet Portali Ul-info nga Bashkësia islame e Ulqinit. Kryeimami i Ulqinit Ali ef. Bardhi ka thënë që me ndërtimin e këtij institucioni fetar-arsimor të shkollimit të mesëm do të jetësohet tradita në këtë qytet dhe njëkohësisht do ... Read More »

Të mërkurën: NË SHTATOR FILLON PROJEKTI ME GJERMANËT

Uji, voda, Vodacom

Në kabinetin e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka të mërkurën me 30 korrik do të mbahet konferenca për shtyp e cila do të organizohet me rastin e nënshkrimit të Kontratës me Konsultuesin e përzgjedhur në kuadër të Projektit të përkrahjes institucionale të NP “Ujësjellës dhe kanalizime-Ulqin”, është deklaruar për Portalin Ul-info nga “Vodacomi”. Gazetarëve përveç kryetarit të komunës ... Read More »

Namazi i Bajramit: MANIFESTIMI QËNDROR NË XHAMINË E NAMAZGJASË

Xhamia e Pazarit, Dzamija

Në të gjithë xhamitë e territorit të komunës së Ulqinit sot në mëngjes, me fillim, në ora 6.03, është falur namazi i Bajramit. Manifestimi qëndror është mbajtur në xhaminë më të madhe të qytetit, Namazgja, në të cilën namazin e udhëhoqi kryeimami i Ulqinit Ali ef. Bardhi, deri sa fjalimin besimtarëve ia mbajti imami i kësaj xhami Medjen ef. Shaptafi. ... Read More »

Sektori civil: LETËR E HAPUR KRYETARIT TË KUVENDIT TË ULQINIT

KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT KRYETARIT TË KUVENDIT z. Fuad Haxhibeti Ulqin, 26/07/2014 I nderuar z. kryetar i Kuvendit, Me datën 17 korrik 2014, Këshilli për zgjedhje dhe emërime i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, ka shpallur Thirrjen Publike për propozimin e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale. Organizatat e shoqërisë civile ... Read More »

UDSH: TË NDAJMË MES VETE GËZIMET DHE URIMET MË TË MIRA

UDSH logo

Më rastin e Festes së Fitër Bajramit, Unioni Demokratik i Shqiptarëve shfrytëzon rastin që të gjithë besimtarëve të Fesë Islame ti përgëzoi përzemërsisht për këtë Festë të madhnuar, duke iu uruar paqe, shëndet dhe mbarësi. Pas një muaji të përkushtimit të devotshëm të familjeve tona dhe shërbimit ndaj Perëndisë në muajin e shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët tanë e sprovuan ... Read More »

Scroll To Top