Tuesday , March 19 2019
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Futbal: FEDERALI TË DIELEN ME SLOGËN E TIVARIT

Futbollistët e “Federalit” nga Ulqini, të cilët mbas dy xhirove udhëheqin në tabelën e Regjionit jugor të futbollit, do të luajnë në xhiron e tratë në fushën e vet me “Sllogën” nga Tivari. Në ndeshjen e dytë “Hajduku” nga Tivari është mysafirë i “Orjenit” nga Herceg-Novi. Të dy ndeshjet fillojnë në ora 15:30. Në këtë xhiro është e lire “Slloga” ... Read More »

Përfundoj grumbullimi në Kripore: JANË MBLEDHUR 11 MIJË TONË KRIPË

Mbas gati një muaji, ka përfunduar grumbullimi i 79 i kripës në mënyrë klasike. Gjatë 27 ditëve nga gjysma e baseneve në Kripore janë grumbulluar rreth 11 mijë tonë të kristaleve të kripës, shkruajnë “Vijesti”. Kjo do të thotë që grumbullimi i sivjetmë, para së gjithash për shkak të reshjeve atmosferike, ishte më i dobët nga seç është pritur, gjegjësisht ... Read More »

Cungu: FORCA NË VEND TË PARË KA QYTETARËT

“Menjëherë mbas problemeve me funksionimin e Parlamentit komunal kam thënë që është më korrekte ndaj qytetarëve që të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar kryetari i Ulqinit dhe i Forcës së re demokratike Nazif Cungu. Ai në intervistë për TV Teuta ka thënë që mbas kësaj i ka mbledhur të gjithë shefat e klubeve në Kuvend dhe ju ka ... Read More »

OT: NË PANAIRIN E PARISIT

Organizata turistike e Ulqinit, në bashkëpunim me Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe Organizatën nacionale turistike, promovon ofertën turistike të Ulqinit në bursën e turizmit “Top Resa 2013” në Paris, i cili mbahet deri më 27 shtator. Panairi “Top Resa” mbledh një numër të madh të profesionistëve në biznesin e turizmit, është vetëm i karakterit biznesor, ndërsa pjesëmarrja ... Read More »

Turne i hendbollistëve të rinj: MARRIN PJESË KATËR EKIPE

Në organizim të Klubit të hendbollit “Ulqin”, të dielën do të mbahet Turneu i dytë memorial “Lubomir-Lubo Kuzman”. Në këtë turne marrin pjesë katër ekipe të kadetëve: “Mornari” nga Tivari, “Budva”, “Sutjeska” nga Nikshiqi dhe nikoqiri, ekipi i “Ulqinit”. Ky turne luhet në nder të ish lojtarit të këtij klubi Lubomir Kuzman, i cili tragjikisht vdiq në stërvitje, me 17 ... Read More »

Përshpejtim: MUSTAFA NJËRËN, GJEKA TJETRËN

Kuvendi, Parlamenti, Skupstina, Parlament

Kryetari i kuvendit të komunës së Ulqinit Milazim Mustafa ka deklaruar për “Pobjeda” që zgjedhjet parlamentare në Ulqin nuk do të shpallen deri në fillim të vitit tjetër. Mustafa është funksionar i Partisë demokratike, lideri i së cilës Fatmir Gjeka javën e kaluar ka deklaruar që zgjedhjet janë të pashmangshme. “Edhe ashtu jemi në vitin zgjedhor, kështu që nuk shoh ... Read More »

Shpërthim në Tivarin e vjetër: BOMBË NË SHTËPINË E MARTIN PESHAL

Autori i panjohur deri tani, ka hedhur të martën, dy orë pas mesnatës, pajisjen shpërthyese në shtëpinë familjare të doganierit në pension Martin Peshal (74), në afërsi të spitalit në Tivar të vjetër. Për fat të mirë, askush nga banorët e shtëpisë nuk u lëndua, mirëpo është shkaktuar dëm i madh material. Një automjet është shkatërruar, ndërsa në shtëpi janë ... Read More »

Elezaga në TV Teuta: FORCA TENTON TA MBAJ PUSHTETIN ME ÇDO KUSHT

Skender Elezaga, Skender Elezagic

1. ZGJEDHJE Zgjedhjet e parakohshme në Komunën e Ulqinit i pari i ka përmend Kryetari i komunës Nazif Cungu. E bëri këtë vetëm disa ditë pasi që në Kuvendin lokal, për të parën herë, pas gati dy vitesh, parashtroi Raportin e punës. Në këtë Raport puna e pushtetit lokal vlerësohet pozitivisht dhe nuk ka kurrfarë paralajmërimit për çfarëdo krize në ... Read More »

FUTBOLL: “FEDERAL“ VAZHDON ME FITORE

Në fillim të kësaj jave u luajt xhiroja e dytë e Regjionit jugor të futbollit, në të cilin „Federali” i Ulqinit si mysafirë fitoi “Hajdukun” nga Tivari. Ndeshja e cila u luajt në stadiumin “Topolica” dhe përfundoi me rezultatin 4:2 për mysafirët. Golashënuesit për “Federal” në këtë ndeshje ishin Adnan Alibegu, i cili dy herë shënoi në portën e kundërshtarit ... Read More »

Drejtoria e Policisë: VEPRAT PENALE U ZVOGËLUAN PËR NJË TË TRETËN

“Në korrik dhe gusht janë regjistruat 184 vepra penale, në Ulqin 74, në Tivar 110, përkatësisht 67 më pak se vitin e kaluar në këtë kohë”, ka deklaruar të martën shefi i Njësisë rajonale të Drejtorisë së Policisë Milosh Radulloviq. Ai në konferencën për shtyp ka thënë që sezoni turistik kaloi shumë mirë dhe sigurt, duke iu falënderuar aktiviteteve para ... Read More »

Scroll To Top