Wednesday , January 22 2020
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Vijesti: ZGJEDHJET NË ULQIN GJITHNJË MË AFËR

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Zgjedhjet në Ulqin janë gjithnjë e më afër, edhe pse Partia demokratike e socialistëve punon shumë për marrjen e pushtetit me rikompozim të ri të fuqive në parlamentin lokal, shkruajnë „Vijesti“. Kjo gazetë shkruan që koalicioni qeverisës është definitivisht i tronditur mbas akuzave të ndërsjellta në mes kryetarit të komunës Nazif Cungu dhe nënkryetarit Selim Resulbegoviq. „Edhe pse Cungu dhe ... Read More »

Medreseja e femrave në pritje: TË SHLYHEN DETYRIMET NDAJ UJËSJELLËSIT REGJIONAL

Medresaja, Medresa

Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit ka ndërprerë të premten procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit Meshihatit të bashkësisë islame në Mal të Zi për ndërtimin e Medresesë për femra në Ulqin, sepse nuk i ka shlyer detyrimet për komunali ndaj Ndërrmarjes publike “Ujësjellësi regjional” dhe për arsye se nuk ka pëlqimin e Agjencisë për mbrojtjen e ambientit ... Read More »

Mbas punimit të elaboratit për Tuz: NUK KA REFERENDUM NË FUND TË SHTATORIT

Kuvendi Tuz, Skupstina Tuzi

Marrëveshja të cilën e arritën para zgjedhjeve presidenciale partitë shqiptare dhe Partia demokratike e socialistëve që referendumi për komunë të pavarur të Malësisë, me qendër në Tuz, do të mbahet deri në fund të shtatorit, nuk do të realizohet. Kjo është e qartë mbasi që këshilltarëve të Komunës urbane të Tuzit është dorëzuar të premten elaborati për arsytueshmërinë ekonomike të ... Read More »

Librat në librari: SHITJA FILLON ME 12 GUSHT

Libraria, Knjizara, Libra, Knjiga

Çmimet e librave për vitin e ardhshëm shkollor do të jenë në shitje në librari nga 12 gushti, është deklaruar nga Ministria e arsimit. Po ashtu thuhet që ato do të jenë për dhjetë për qind më të lira se sa vitin e kaluar. Kompleti më i lirë është ai për klasë të parë – kushton 34.60 euro, e më ... Read More »

GRATË – KAPITAN DHE PRONAR TË ANIJEVE

Anije, Brod, Kusarija, Gusarstvo

Sfidave të detit në Ulqin gjatë shekullit 18 dhe 19 nuk kanë mundur ti rezistojnë as gratë, edhe pse gjatë tërë historisë detaria ishte vetëm punë e burrave. Atëherë, ndër pronar dhe kapiten të anijeve ulqinake ishin dhe gratë. Kështu, për shembull, Hana Ishmi ishte pronare dhe kapiten i anijes Flora, Hata Karaminxhoja mbas vdekjes së burrit të saj është ... Read More »

Riviera e Ulqinit: SFILATA E MODËS NË ADË

Të shtunën, me fillim në ora 21:30, në Adë të Bunës, në restorantin „Maestral“, do të mbahet sfilata e modës të cilën e organizon Shoqata e modelëve të Malit të Zi. „Kjo është njëra nga një sërë mini-sfilatash të modës të cilat i organizojmë nga Ulqini në Herceg Novi. Me një sërë rroba banjoje dhe gardërobë verore do të prezantojmë ... Read More »

Cungu i përgjigjet nënkryetarit: RESULBEGOVIQ REAGOI KUR U SHKARKUA

Në akuzat të cilat të enjten i deklaroi nënkryetari i komunës dhe kryetari i PSD Selim Resulbegoviq të premten reagoi kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu. Reagimin e Cungut e japim në tërësi.   Ish nënkryetari Resulbegoviq reagoi vetëm pasi qe u shkarkua nga posti i tij. Shkarkimi i nënkryetarit është rezultat i angazhimit të tij permanent i cili ... Read More »

Komuna e Ulqinit: SHTATË DOKUMENTA PLANIFIKUES NË PRITJE

Carshia, Carsija

Prej afër dy muajsh në tavolinën e kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu gjenden shtatë drafte të dokumenteve planifikuese të cilët presin vetëm nënshkrimin e tij në mënyrë që të dalin në shqyrtim publik, është deklaruar nga partia Socialdemokrate. Në këtë parti pohojnë që me zvarritje dhe shmangien që shqyrtimi publik të mbahet pikërisht tani, shumë qytetarëve që punojnë jashtë shtetit, ... Read More »

OT: MYSAFIRË MË SHUMË GJASHTË PËR QIND

Organizata turistike, Turisticka organizacija

Nga Organizata turistike është lajmëruar që edhe në fillim të gushtit vazhdon trendi pozitiv i vizitës në rivierën e Ulqinit. Siç thuhet, në këtë komunë pushojnë gjithsej 25 253 mysafirë apo gjashtë për qind më shumë se vitin e kaluar. Në hotele qëndrojnë 2904 mysafirë, që do të thotë që vizita në këtë lloj të akomodimit është për një të ... Read More »

Scroll To Top