Monday , August 10 2020
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Furnizimi me ujë i vështirësuar: TË MËRKURËN PROBLEME NË ZONAT E ULËTA

Për arsye të riparimit të tubit kryesor i cili çon nga burim Lisën Bore kah qyteti, nga Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe kanalizim” kanë lajmëruar që natën në mes të martës dhe të mërkurës, si dhe gjatë ditës së ardhshme, do të jetë e vështirësuar në zonat e ulëta në Ulqin. Sipas fjalëve të drejtorit të ndërmarrjes Fehim Avdiu, ekipet janë ... Read More »

Udhërrëfyes turistik për shpendët: PËRPARËSI ULQINAKËVE

Kriporja, Solana

Qendra për mbrojtjen dhe studimin e shpendëve organizon trajnimin e udhërrëfyesve turistik të cilët do të merren vetëm me udhëzimin e turistëve të cilët duan të merren me vëzhgimin e shpendëve. Për disa habitate siç janë Kriporja e Ulqinit, Bularica, Liqeni i Shasit dhe Bjeshkët e Nëmura ka interesim të konsiderueshëm të turistëve, sidomos për Kriporen e Ulqinit, thonë nga ... Read More »

Urimi për vitin e ri shkollor 2013/2014

Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës, Ndjejë kënaqësi të veçantë që në cilësin e kryetarit të komunës së Ulqinit t’ju uroj fillimin e vitit të ri shkollor 2013/2014. Të gjithë nxënësve të komunës sonë ju uroj një vit shkollor të mbarë dhe të suksesëshem, njëkohësisht mësimdhënësve tanë ju shprehi mirnjohjet më të sinqerta për punen e tyre të palodhëshme. Për ... Read More »

Në Qendrën kulturore: PROMOVIM I ENCIKLOPEDISË PËR VRESHTARI

Bashkimi i krijuesve shqiptar në Mal të Zi organizonë përurimin e veprës “ENCIKLOPEDI  E VRESHTARISË DHE VERËTARISË”, të  autorit Andrea Shundi (79), profesorit shqiptar me renome botërore. Ky manifestim do të mbahet të premten, me 6.09.2013, në Galerinë e Qendrës kulturore në Ulqin, në ora 18. Enciklopedia në fjalë ka 861 faqe, 3200 artikuj, 5000 terma e sinonime, 135 kultivarë ... Read More »

MZ Pozitiv: FORCA NË ULQIN SI PDS-ja NË SHTET

Dritan Abazoviq, Dritan Abazovic

Në redaksinë e Portalit tonë mbërriti kumtesa e deputetit të Malit të Zi Pozitiv mr. Dritan Abazoviq të cilën e publikojmë në mënyrë integrale. Shtatori është muaji në të cilin sezoni turistik në Ulqin i afrohet fundit, ndërsa qyteti ngadalë, por sigurt, hynë në ritmin e vjeshtës i cili më së shpeshti përdoret për përmbledhjen e rezultateve të arritura. Në ... Read More »

Durrës: Plagoset me thikë shtetasi i Malit të Zi (e plotësuar)

Shtetasi nga Mali i Zi, 40 vjeçari Milan Klikovac, është plagosur me thikë në rrethana ende të pasqaruara nga policia. Ai është qëlluar me thikë në kohen që ka qenë duke dalë nga hoteli, rreth orës 5 të mengjesit. Shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt për motive banale me një tjetër klient në barin e hotelit pasi kishin konsumuar ... Read More »

Aksion i Shërbimit për shpëtim: NXORRËN NJERIUN NGA DETI

Sherbimi i shpetimit, Sluzba zastite

Shtetasi i Serbisë M.K. (56) i cili dje mbijetoi rënien në det nga një shkëmb i lartë tetë metër në Pyllin e pishave, mbas hotelit “Albatros”, po shërohet me sukses në spitalin e Tivarit. Është konstatuar që disa brinjë janë thyer dhe që është jashtë rrezikut për jetën.Vetëm aksioni i shpejt dhe sakrifica e punonjësve të Shërbimit për mbrojtje dhe ... Read More »

Përcaktimi i kufirit në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë: SIPAS PROTOKOLLIT TË 1926

Sukubine-Muriqan, Sukobine-Murican, Kufiri, Granica

Ministria e punëve të brendshme pret që gjatë këtij viti të nënshkruhet kontrata për kufi në mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në bazë të Protokollit për përcaktim të kufirit nga viti 1926, shkruan “Dan”. Në përgjigje të Ministrisë së punëve të brendshme në pyetjet e kësaj gazetë thuhet që kufiri në ... Read More »

Scroll To Top