Thursday , June 4 2020
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Koncerti në Kala: ENTUZIAZMOI KORI NGA PODGORICA

Kori SHKA “Stanko Dragojeviq” nga Podgorica ka mbajtur të enjten në mbrëmje koncert në Kala. Të pranishmit kishin mundësi të kënaqen në programin i cili ka përfshirë veprat e autorve vendas dhe të huaj të muzikës klasike. Mysafirë në koncert ishin ansambli vokal nga Podgorica “Assa Voce”, ndërsa dirigjentë ishin Ilija Dapçeviq dhe Zoja Gjuroviq. Këtë koncert e kanë organizuar ... Read More »

Kuvendi komunal: CUNGU ME 5 KORRIK DORËZON RAPORTIN E PUNËS

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Në mbledhjen e Kolegjiumit, të cilin e përbëjnë kryetari i KK Milazim Mustafa dhe kryetarët e klubeve të këshilltarëve në parlamentin komunal, është vendosur që në mbledhjen e cila do të mbahet të hënën të verifikohet rendi i ditës i mbledhjes së ardhshme të kuvendit lokal. Në këtë mbledhje këshilltarët do të diskutojnë për 19 pika, ku përfshihet raporti i ... Read More »

Taksistët i shkruajnë kryetarit: NA MUNDËSONI KUSHTE NORMALE PËR PUNË

Taksistët e Ulqinit, të mbledhur në organizatën joqeveritare “Extra Taxi”, kanë kërkuar nga kryetari i Ulqinit Nazif Cungu që t’u mundësoj “kushte normale për punë dhe funksionim”. “Kërkojmë që më në fund të fillohet me implementim  të plotë të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor dhe respektim të legjislatives tek dhënia e licencave, gjegjësisht tek lejet për transport publik të ... Read More »

PIRI REIS DHE ULQINI

Këtë vit, 2013, UNESCO e ka shpallur si vitin e Piri Reis-it, në nder të 500 vjetorit të hartës së parë të botës të cilën e ka vizatuar ky detar i njohur. Akoma nuk është zbuluar e fshehta e hartës së botës së Piri Reis-it, e cila është vizatuar me precizitet e cila sot mund të arrihet vetëm me ndihmën ... Read More »

Festivali në Kopakaban: TË DIELËN TUBIMI I AMVISEVE TË MALIT TË ZI

Të dielën në plazhin “Kopakabana”, nën patronatin e komunës së Ulqinit, do të organizohet Festivali i dytë i grave-amviseve të Malit të Zi. Gjatë kohëzgjatjes së këtij manifestim do të zgjidhet mbretëresha e festivalit, e pjesëmarrëseve më të mira do t’u jepen falënderimet, diplomat dhe medaljet. “Planifikojmë që ky festival të bëhet tradicional dhe të mbahet katër herë në vit”, ... Read More »

Të Mirat detare: CILËSI E JASHTËZAKONSHME E UJIT TË DETIT

Plazhi i madh, Velika plaza

Rezultatet e matjes të cilësisë së ujit të detit në 12 plazhe publike në rivierën e Ulqinit, e cila është kryer në fillim të kësaj jave, kanë treguar që janë jashtëzakonisht të mira. Siç theksoj nga Ndërmarrja publike për menaxhim të mirave detare, në të gjitha plazhet cilësia e ujit të detit është shumë e lart, përveç në Plazh të ... Read More »

Lamoviq: PADI PENALE PËR SHKAK TË OTRANTIT

Hotel Otrant

“Mbasi që e shikuam kontratën për qiramarrje në mes të NLB Interfinanz AG prej Cyrihut dhe kompanisë nga Ulqini ‘Argos’ jemi drejtuar, si sindikatë i hotelit ‘Otrant’, prokurorit special për krim të organizuar Gjurgjina Ivanoviq dhe kemi  dorëzuar padi penale”, ka deklaruar kryetari i Sindikatit komunal të Lidhjes së sindikatave të pavarura të Malit të Zi në Ulqin Shefki-Keko Lamoviq. ... Read More »

Festivali muzikor në plazhin Dolcinium: SOUTHERN SOUL FESTIVAL MONTENEGRO 2013

Në plazhin “Dolcinium” të premten fillon festivali i parë i muzikës “Southern Soul Festival Montenegro 2013”. Ky manifestim,në të cilin do të mblidhen rreth tetëdhjetë emra reprezentues të soul-it dhe drejtimeve tjera muzikore, (funk, disko, house, dub, reggae dhe jazz), do të zgjas deri të dielën. Sipas parashikimeve të organizuesit, ky festival do të sjell në rivierën e Ulqinit nga ... Read More »

Berisha: SHQIPËRIA VENDOSI

Kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë mbi humbjen në zgjedhjet e 23 qershorit, qysh prej mbylljes së proçesit elektoral pasditën e së dielës. Z.Berisha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike, duke iu drejtuar qytetarëve në cilësin e kryetarit të forcës politike që deri tani udhëhiqte koalicionin qeverisës. Berisha deklaroi se ka vendosur në mënyrë të parevokueshme ... Read More »

Peshkatarët: NUK ËSHTË SIÇ POHON MINISTRIA

Nga Ministria e bujqësisë në fillim të kësaj jave kanë lajmëruar që Inspekcioni për peshkim detar, në bashkëpunim me Policinë lundruese kufitare, ka kryer të dielën me 23 qershor aksion gjithëpërfshirës të kontrollit të aktiviteteve në det, në territorin e Komunës së Tivarit dhe Komunës së Ulqinit. Në këtë aksion, siç pohohet, janë gjetur dhe sekuestruar shumë mjete dhe pajisje, ... Read More »

Scroll To Top