Tuesday , July 17 2018
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Jakupi: KALUAN ZGJEDHJET, PO VJEN SEZONI, ZGJOHUNI

Isat Jakupi

Lideri i Partisë Qendrore Shqiptare për Integrime Isat Jakupi deklaroi se është shumë i brengosur për vijimin e sezonit të ardhshëm turistik në Ulqin. Ai theksoi se ky qytet ballafaqohet me shumë probleme, gjersa konkurrenca punon. “Në çdo gjë vonojmë. Por, hajde të shpëtojmë atë çfarë mund të shpëtohet! Zgjohuni tashmë sepse këtu nuk bëhet fjalë për zgjedhje”, tha Jakupi. Read More »

RASTI VALDANOS – PAKUJDESI DHJETËRA VJEÇAR I SHTETIT

Valdanos

Në janar të këtij viti u bënë plotë katër dekada prej ditës kur Ulqinakët mbetën pa rreth 18 mijë rrënjë ullinj shekullor në gjirin e Valdanosit. Me Vendimin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit nga viti 1978, në Valdanos nga një numër i madh i Ulqinakëve u morr prona “për ndërtimin e objektit ushtarak me karakter të përhershëm”. Me këtë ... Read More »

Në fund të verës: EDICIONI I DYTË I “ULQIN FASHION NIGHT”

Ulcinj_fashion-night_II-vece_I-revija

Edhe këtë verë në Ulqin do të mbahet sfilata internacionale e modës “Ulqin Fashion Night”, e dyta me radhë, mëson Portali Ul-info. Përgatitjet për këtë manifesim të cilin e organizon “Montenegro Events”, ku themelues janë disa Ulqinakë të rinj, po vijojnë me të madhe. Është planifikuar që sfilata të zgjasë dy ditë, me 31 gusht dhe 1 shtator. Read More »

Temperatura e detit: DY SHKALLË MË E LARTË SE MESATARJA E FILLIMIT TË QERSHORIT

Deti, More

Temperaturat e Detit Adriatik janë mbi mesatare për këtë periudhë të vitit, publikoi shërbimi meteorologjik “Severe Weather Europe”. Thuhet se për shkak të ditëve mbi mesatare të nxehta gjatë prillit dhe majit erdhi deri tek rritja e konsiderueshme e temperaturës së detit. Kështu, për shembull, dje në Ulqin temperatura e detit ishte 26 shkallë Celsius, që është rreth dy shkallë ... Read More »

Prim.dr Gani Karamanaga: TA SHPËTOJMË MATERNITETIN

Gani Karamanaga

Materniteti ka qenë ëndrra e shumë gjeneratave, mjekëve, si edhe nënave që të lindin në vendin e tyre. Pas vitit 1945 në lokalitetin e hotelit “Jadran” në gadishullin Suka u propozua që ky objekt të transformohet në Spital të Përgjithshëm me Maternitet, por nuk pati mirëkuptim për këtë ide. Në atë kohë të gjithë ulqinakët lindin në Tivar dhe në ... Read More »

Vonojnë punimet në rrugën kah Shqipëria: NREKIQ KËRKOI TË PUNOHET MË SHUMË

Punimet

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë vizitoi të hënën zonën ndërtimore në aksin e rrugës magjistrale Ulqin – Krythë në gjatësi prej 13,5 kilometër. Ai u takua me përfaqësuesit e kryersve të punimeve dhe vizitoi objektet më komplekse ndërtimore në këtë aks – urën e re në Kllezën me gjatësi prej 54 metrash dhe zgjerimin e tunelit, ... Read More »

Scroll To Top