Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

BI: NESËR DITA E PARË E KURBAN BAJRAMIT

Xhamia e Pazarit, Dzamija

  Nga Bashkësia islame e Ulqinit njoftohet se të premtën është dita e parë e festës më të madhe myslimane Kurban Bajramit. Siç thuhet, në të gjithë xhamitë në territorin e kësaj komunë, namazi i Bajramit do të falet nesër, prej orës 6.42. Besimtarëve të fesë islame festën e ardhshme ia uruan zyrtarët shtetëror, përfaqësuesit e institucioneve dhe të partive ... Read More »

Zjarrfikësit: ZJARR NË PLAZH TË MADH DHE NË SHPATET E RUMISË

Pozar, Zjarr

  Nga Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit u njoftua për Portalin Ul-info se pak pas orës 15 shpërtheu zjarri me përmasa më të gjëra në pjesën e pasme të Coco beach. Zjarri, i përcjell nga era e fortë, ka rrezukuar disa objekte banuese nga të cilët njëri, i ndërtuar nga druri, u dogj. Në këtë hapësirë zjarrfikësit kanë intervenuar me ... Read More »

Tre pikë për Otrant Olimpik: FITORE NË IGALLO

image1 (4)

Në xhiron e katërt të Ligës së dytë malazeze në futboll „Otrant Olimpik“ arriti fitoren e dytë. Ulqinakët të mërkurën në Igallo fituan skuadrën vendase me rezultatin 2:1. Në katër xhirot e luajtura deri tani „Otrant Olimpik“ ka realizuar dy fitore dhe dy barazime. Read More »

Deklaratë e përbashkët e PDS-së, FORCËS DHE UDSH-SË: NUK DUHET SHKURTUAR MANDATI KUVENDIT

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

  Në takimin e përfaqësuesve të PDS-së, Forcës dhe UDSH-së të mërkurën është vlerësuar se nuk ekziston arsyeja për shkurtim të mandatit përbërjes aktuale të Kuvendit komunal të Ulqinit. “U vlerësua se sezoni i suksesshëm turistik i këtij viti dhe mundësia e realizimit të projekteve të rëndësishme që kanë nisur, ka nevojë për vazhdimsinë dhe shkon në favor të argumentimit ... Read More »

Postsezoni: HOTELET E REZERVUARA DERI NË FUND TË SHTATORIT

hotel mediteran

Është rregull i vjetër që postsezoni në rivierën e Ulqinit fillon me 26 gusht, kështu që çmimet në objektet akomoduese janë shumë më të ulëta. Duke marrë parasysh rezervimet, shumica e hoteleve në rivierën e Ulqinit do të jenë të mbushur mirë edhe gjatë muajit të ardhshëm. „Hoteli jonë është i rezervuar deri në fund të shtatorit“, thanë nga hoteli ... Read More »

Mbrëmja e donatorëve: GRUMBULLOHEN RRETH 40.000 EURO PËR “OTRANT OLIMPIKUN”

Otrant Olimpik

Në mbrëmjen e donatorëve e cila të marten u mbajt në hotelin “Olimpik” në Plazhin e madh, për nevojat e Klubit futbollistik “Otrant Olympic” u grumbulluan rreth 40 mijë euro, mëson Portali Ul-info. Një nga klubet më të vjetra në këtë vend, i themeluar në vitin 1921, gjendet në situatë jo të mirë financiare. KF “Otrant Olimpik” garon tash dy ... Read More »

Turizmi: GUSHTI NXORRI SEZONIN

Panorama Jadran. Mala plaza

„Sikur mos të ishte gushti jashtëzakonisht i mirë, ky sezon do të ishte njëri nga më të dobëtit në tre dekadat e fundit. Mirëpo, tani merret frymë më lehtë“, thonë ato që në Ulqin jetojnë nga turizmi. Analizat e mëvonshme do të tregojnë që në këtë muaj janë realizuar rreth 60% e të gjithë bujtjeve në rivierën e Ulqinit në ... Read More »

Shtoj: NË AKSIDENT LËNDOHET MOTOÇIKLISTI

Hitna pomoc, Urgjenca

Aksidenti i ri automobilistik ndodhi të marten pasdite në rrugën magjistrale Ulqin – Adë. Siç mëson Portali Ul-info, në këtë aksident u lëndua motoçiklisti nga Ulqini K.F. Në vendngjarje shpejtë mbërritën punonjësit e Urgjencës dhe policisë së Ulqinit. Hetimi është në vijim. Read More »

Zjarrfikësit: ZJARR NË KLLEZËN DHE MILLË NALTË

Gac

Punonjësit e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit edhe të martën kanë fikur zjarrin në territorin e Komunës së Ulqinit. Pasdite shpërtheu zjarri në Këllezen, i cili përfshiu sipërfaqe të madhe, por, siç pohojnë zjarrfikësit, ai është nën kontroll. Vetëm era e fuqishme mund të përkeqësojë situatën, ashtu si edhe në Millë naltë, ku zjarri u përhap të hënën, ndërsa tash ... Read More »

Scroll To Top