Sunday , September 23 2018
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Buna: DINAMITHEDHËSIT NGA SHQIPËRIA SULMUAN POLICËT, PASTAJ IKËN

Barka

Kundër dy peshkatarëve nga Shqipëria u dorëzuan paditë në prokurorinë e Ulqinit për shkak të gjuetisë së paligjshme dhe pengimit të personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, mëson “Vijesti”. Incidenti ndodhi në Bunë në mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:00, në afërsi të pikës policore në Shënkoll, kur dy përfaqësues të njësisë lundruese gjetën duke peshkuar paligjshëm dy shtetas ... Read More »

„Voli“ në Shas: PROJEKTI PO REALIZOHET ME DINAMIKËN E PLANIFIKUAR

Stupavski

Drejtori i sektorit të Agrobiznesit në kompaninë „Voli“ Jaroslav Stupavski tha se në tokën e qiramarrë në Shas në maj janë ndërtuar tre sera me sipërfaqe 500 m2 dhe janë mbjellur domatja, çeri domatja dhe trangujt. Siç tha, gjatë këtij muaji është planifikuar edhe mbjellja e Iceberg sallatës në fushë të hapur në sipërfaqe prej 4 hektarësh, si dhe ndërtimi ... Read More »

Kolonia e artit figurativ: EKSPOZITË E PËRBASHKËT E 40 ARTISTËVE

Ekspozita telajo

Piktorët të cilët në katër ditët e kaluara pikturuan në lokacionet më atraktive në komunën tonë në kuadër të Kolonisë rajonale të artit figurativ “Ulqini në telajo”, ekspozuan të shtunën mbrëma punimet e veta. Manifestimin e hapi kryetari i Komunës Loro Nrekiq i cili theksoi se Ulqini është më i pasur me këto punime të 40 artistëve nga shtatë shtete ... Read More »

Nata e pare e festivalit të modës: PREZANTOHEN GJASHTË KRIJUES

Ulcinj Fashion Night

Me prezantimin e gjashtë krijuesve, ndër të cilët ishte edhe Ulqinakja Edita Nimanbegu, të shtunën mbrëma në Molën e madhe, poshtë bedenave të Kalasë, filloi festivali i dytë me radhë i modës “Ulcinj International Fashion Nights”. Ndër mysafirët e shumtë, ishin zyrtarët e lartë shtetëror, diplomatët e huaj të akredituar në Podgoricë, drejtuesit lokal, e në veçanti të ftuarit nga ... Read More »

OT: 30 PËR QIND MË SHUMË MYSAFIRË

Organizata turistike, Turisticka organizacija

Në rivierën e Ulqinit pushojnë 4.628 mysafirë ose për një të tretën më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, njoftohet nga Organizata Turistike. Vizitë të mirë kanë të gjithë format e akomodimit: në hotele janë 2.450 mysafirë, në akomodim privat 2.001, në kampe u evidentuan 177 mysafirë. Në OT shpresojnë se vizita e mirë do të vazhdojë ... Read More »

Komuna: VIZITA E PARË E DIPLOMATËVE KROAT NË ULQIN

Komuna Ambasadori

Në vizitën e parë zyrtare në Komunë të Ulqinit ishte z. Veselko Grubishiq, ambasadori i Republikës së Kroacisë në Mal të Zi, me z. Marijan Kllasiq, konzulin gjeneral në Kotor. Në takim me kryetarin e komunës Loro Nrekiq dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës Ilir Çapunin u bisedua për marrëdhëniet e mira të deritashme të cilat duhet të vazhdohen edhe ... Read More »

Drejtoria për Komunikacion: RRUGA ULQIN – KRYTHË GATI DERI NË FUND TË VITIT

Rruga

Punimet për rikonstruktimin e rrugës magjistrale Ulqin – Krythë do të vazhdojnë sot, njoftohet nga Drejtoria për Komunikacion. Siç thuhet, deri në fund të vitit do të përfundojnë punimet që do të kushtojnë 5,8 milion euro dhe janë të financuara nga kredia e Bankes Evropiane Investuese. Pas rikonstruktimit të këtij aks Ulqini do të ketë rrugë shumë të mirë deri ... Read More »

Fillon festivali ndërkombëtarë i modës: PROMOVIM I BUKUR I ULQINIT

Fashion, Sfilata, Moda, Revija

Në Mole të Madhe, poshtë bedenave të Kalasë, sonte në ora 20, fillon festivali i dytë me radhë i modës “Ulcinj International Fashion Nights”. Në këtë manifestim të cilin e organizon OJQ “Montenegro events”, do të prezantohen 11 dizajnues nga vendet e rajonit, SHBA, Ukraina dhe Italia. Organizatorët janë të bindur se ky festival i cili Ulqinin e vendosi në ... Read More »

KK: MBAHET MBLEDHJA E PARË E KËSHILLIT PËR PËRMIRËSIMIN E POZITËS SË PERSONAVE ME INVALIDITET DHE TË HENDIKEPUAR

slika

Sot, më 14 shtator 2018, në hapësirat e Komunës së Ulqinit, u mbajt mbledhja e parë e Këshillit për Përmirësimin e Pozitës së Personave me Invaliditet dhe të Hendikepuar. Mbledhjen e kryesoi kryetari i këtij Këshilli Sabri Halili, kurse fjalën hyrëse dhe përshëndetëse e mbajti kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni. Çapuni potencoi detyrat dhe rëndësinë e këtij këshilli për të ... Read More »

Aksioni i parë: PASTROHET PJESA E PASME E PLAZHIT TË MADH

Pastrimi (1)

  Në kuadër të lëvizjes botërore „Let’s do it“, edhe në Ulqin të premten është bërë aksioni i pastrimit të natyrës. Rreth 150 pjesëmarrës të aksionit, kryesisht nxënës të shkollave të Ulqinit, kanë pastruar pjesën e pasme të Plazhit të Madh, ndërsa i janë bashkëngjitur edhe shumica e qiramarrësve të plazheve. Aksionin e koordinoi nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadidxha ... Read More »

Scroll To Top