Tuesday , December 10 2019
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Herët në mëngjes: PUNENTI I FUQISHËM SHKAKTOI DËME

Saranda 1

Era e fortë perëndimore, një mini-uragan, ka kaluar të martën, në orët e para të mëngjesit, nëpër rivierën e Ulqinit. Goditjet e erës ishin në hove edhe 50 nyje, gjegjësisht 95 km/orë.Për çfarë fuqie të punentit bëhet fjalë tregon edhe faktin që pjesërisht janë prishur pullazet e disa shtëpive në qendër të qytetit. Më së shumti dëm kanë pësuar plazhet ... Read More »

EEMZ: ADMINISTRUESI I FALIMENTIMIT FAJTOR PËR TERRIN NË KRIPORE

Kriporja, Solana

Elektroekonomia e Malit të Zi (EEMZ) ka njoftuar që administruesi i falimentimit në Kripore Ognjen Jovoviq është fajtor që në këtë ndërmarrje më të vjetër në Ulqin nuk ka rrymë elektrike. Në letrën e dërguar Kuvendit të Malit të Zi nga EEMZ thonë që Jovoviq nuk ka respektuar protokollin për shlyerjen e borxhit për energjinë e shpenzuar. Shtohet po ashtu ... Read More »

Hendboll: LAZOVIQ NË ULQIN

rukomet Ulcinj, hendboll Ulqin

Anëtarja e njohur e përfaqësueses së Malit të Zi Suzana Lazoviq ka vizituar këtë fundjavë Klubin e hendbollit për femra „Ulqin“. Qëllimi i kësaj vizitë, siç njoftojnë nga klubi, ishte promovimi i hendbollit për femra edhe në këtë komunë. Përndryshe, anëtarja 22 vjeçare e përfaqësueses së hendbollit të Malit të Zi tashmë është hendbolliste me shumë eksperiencë e cila së ... Read More »

Komuna e Ulqinit dhe SOS telefoni: NËNSHKRUHET MEMORANDUMI

SOS Telefoni

Ditën e hënë në kabinetin e kryetarit të komunës Fatmir Gjeka u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të pushtetit lokal të komunës së Ulqinit dhe Sos telefonit për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin. Memorandumi,  parasheh  partneritet, transparencë  ,përgjegjësi  dhe informim  të ndërsjelltë,u shpreh kryetari Gjeka.Ai tha  se eksekutivi  angazhohet  për parandalimin e   dhunës  ndaj   grave dhe ... Read More »

Çështja e punëtorëve të Otrantit: FJALËT PËRFUNDIMTARE NË GJYKIM

Para Gjykatës themelore në Ulqin sot, me thënien e fjalëve përfundimtare, ka përfunduar gjykimi sipas padisë së punëtorëve të hotelit “Otrant” kundër firmës së tyre të mëparshme për pagat e papaguara. Pritet që kryetarja e këtij institucion Lirija Buzuku, e cila ka udhëhequr këtë çështje, në afatin ligjor prej 30 ditësh të sjell vendimin. Përndryshe, deri në fund të këtij ... Read More »

Komuna: PRANUAN KËRKESËN PËR MË SHUMË KATE NË “SERVANTES”

Hotel Jadran

Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka i dërgoi përpunuesve të Planit hapësinor-urbanistik të kësaj komunë kërkesën e kompanisë “Star of Montenegro” me të cilën kërkohet rritja e numrit të kateve për hotelin e ardhshëm “Servantes”, mëson Portali Ul-info. Në pushtetin lokal të Ulqinit nuk e kundërshtojnë atë kërkesë meqenëse bëhet fjalë për investim me vlerë të përgjithshme prej 50 ... Read More »

Nga e marta: LINJA E AVIONIT BEOGRAD-TIRANË

Air Serbia

Kompania nacionale serbe “Air Serbia” ka njoftuar që prej të martës, më 23 shtator, do të vendos linjën e re në mes Beogradit dhe Tiranes dhe fluturimet do të kryhen tre herë në javë. Futja e linjës së re do të shënohet me çmimin promovues të biletave. Çmimi promovues për fluturimet kthyese në relacionin Beograd-Tiranë,  fillon prej 99 euro (çmimi ... Read More »

Vlerësimet e dy këshilltarëve: DËSHIROJNË VETËM SHITJEN E KRIPORES

Mehmed Zenka

Këshilltarët e Partisë demokratike të socialistëve Anton Kastrati dhe i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka kanë vlerësuar që është joreale dëshira e pronarëve të tanishëm të Kripores që të shesin këtë ndërmarrje më të vjetër në Ulqin. “Arsyeja kryesore që as të 11 herë nuk ka mbërritur oferta për Kriporen e Ulqinit është çmimi prej 179 milion euro i ... Read More »

Fitness klub Massage: ME STËRVITJE DERI TEK SHËNDETI

Srdjan Kuzman

Nga Fitness klubi “Massage” është njoftuar që sezoni i stërvitjes 2014-2015 fillon me një tetor. Siç thuhet, përveç aerobisë, zumbës dhe jogës këtë vit programi do të zgjerohet me ushtrime të gjimnastikës korrektuese për fëmijë të moshës parashkollore dhe shkollore. “Të gjithë prindërit e interesuar mund ti lajmërohen fizioterapistit Srgjan Kuzman i cili do të udhëheq stërvitjet në numrin e ... Read More »

Scroll To Top