Saturday , December 14 2019
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Tryeza e rrumbullakët për PHU-në: “KUJDES ME HAPËSIRËN”

Në organizim të “Mogul-it” dhe “Green Home-it” nesër në hotelin Otrant, me fillim në ora 10, do të organizohet tryeza e rrumbullakët rreth Draftit të Planit hapësinor-urbanistik (PHU) të Ulqinit deri në vitin 2020 me emrin “Kujdes me hapësirën”. Është paralajmëruar pjesëmarrja e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe e përfaqësuesve të Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe ... Read More »

Policia: ELEZOVIQ NË KRYE TË DEPARTAMENTIT PËR PARANDALIMIN E KONTRABANDËS

Rudolf Elezoviq

Ish shefi i policisë së Ulqinit Rudolf Elezoviq pak kohë më parë është emëruar për drejtuesin e Departamentit për parandalimin e kontrabandës dhe të gjithë llojet e krimit kufitar dhe ndërkombëtarë në Njësinë e policisë kufitare Tivar, mëson Portali Ul-info. Kompetencë e tija janë dhe mbikëqyrja dhe kontrolli i kufirit shtetëror në Portin e Tivarit, kalimet kufitare Sukubinë dhe Tivar, ... Read More »

Nënkryetari Beci: NË TURQI PËR PRAKTIKË

Delegacioni

Gjatë vizitës së para pak kohëve të delegacionit të komunës së Ulqinit në Turqi është dakorduar shkëmbimi i nxënësve. Ekziston poashtu mundësia që me shpenzim të qeverisës së Turqisë Ulqinakët të bëjnë praktikën në këtë vend, si dhe për këtë gjë të marrinë edhe kompensim të caktuar, deklaroi për Portalin Ul-info anëtari i delegacionit dhe nënkryetari i komunës së Ulqinit ... Read More »

Sinishtaj: NË FILLIM TË NËNTORIT KTHEHEM NË KUVEND

Vasel, Genci, Nazif, Smajl

Funksionari i lartë i Iniciativës qytetare (IQ) nga Tuzi Vasel Sinishtaj tha që pret se në fillim të nëntorit do të gjendet në bankat e deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi. “Besoj që Forca e re demokratike do të respektojë marrëveshjen tonë parazgjedhore të koalicionit dhe që me 6 nëntor unë prapë do të jem deputet”, tha ai për ... Read More »

Marrëveshja e koalicionit: PREJ KRYTHËS NË TIVAR – MAGJISTRALE

Krythe, Krute, Ana e Malit

Koalicioni i ri-vjetër në pushtet në Tivar, të cilin e përbëjnë Partia demokratike e socialistëve dhe Partia socialdemokrate, kanë arritur marrëveshjen që në këtë mandat nisin rikonstruktimin e rrugës regjional Tivar-Krythë, në gjatësi prej 14km. Siç thuhet, kjo rrugë do të zgjerohet dhe do të bëhet magjistrale, që gjë do të krijojë lidhje më të mirë të qytetarëve të Mërkotit ... Read More »

Kuvendi i MZ: MË VENDOSMËRISHT KUNDËR VEHABIVE

Vehabije, Behabite

Kryetari i Këshillit për siguri të Kuvendit të Malit të Zi Mevludin Nuhoxhiq ka deklaruar që organet shtetërore dhe shoqëria në tërësi duhet të jenë më efikas në lidhje me çështjen e sektit vehabi në këtë vend. Sipas fjalëve të tija, në aksion kundër vehabizmit është e nevojshme që të kyçen të gjithë nga familja deri tek mediet. “Nuk duhet ... Read More »

Komuna: NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR KREDI ME FONDIN

Euro

Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka nënshkruar sot marrëveshjen për kredi me Fondin investues-zhvillimor të Malit të Zi (FIZH), mëson Portali Ul-info. Bëhet fjalë për shumën prej 564 mijë euro, e cila do të jetë në dispozicion të administratës lokale për disa ditë. Këto mjete do të dedikohen për investime në infrastrukturë, ndërsa një pjesë edhe për shlyerjen ... Read More »

OJQ “Horizonti i ri”: PREZANTOHET HULUMTIMI PËR TË RINJTË

Horizonti NGO

Organizata e shoqërisë civile “Horizonti i ri” ka prezantuar sot rezultatet e hulumtimit të problemeve dhe nevojave të të rinjve në komunë të Ulqinit, i cili është kryer në periudhën qershor-gusht 2014. Rezultatet e hulumtimit me mjeshtëri i prezantuan aktivistet e reja – pjesëmarrëset e projektit: Herolinda Gjelosheviq, Renata Blenishta, Adrijana Hoxha dhe Slagjana Knezheviq. Në emër të administratës lokale ... Read More »

Të shtunën: HAPJA SOLEMNE E FAKULTETIT

Fakultet

Në Ulqin të shtunën e ardhshme solemnisht do të hapet paralelja e Fakultetit për studime afariste mesdhetare (FSAM), mëson Portali Ul-info. Nga Administrata e fakultetit theksojnë që mësimi fillon dy ditë më vonë, gjegjësisht të hënën, më 15 shtator. Regjistrimi në nivel vjetor në FSAM është 1500 euro, ku në momentin e regjistrimit paguhet 20 për qind nga shuma e ... Read More »

Scroll To Top