Wednesday , November 20 2019
Lajmi i fundit

Author Archives: Admin

Feed Subscription

Qeveria e Malit të Zi: PORT MILENA PROBLEMI MË I MADH NË BREGDET

Port Milena

Kanali Port Milena paraqet problemin më të madh në bregdet i cili duhet të sanohet në periudhën e ardhshme, thuhet në dokumentet e Qeverisë malazeze. Për këtë arsye, siç theksohet, janë planifikuar një sërë hapash në mënyrë që të sanohet ky problem që po zgjat shumë. Fillimisht duhet të bëhet gërmimi dhe trajtimi i llumit të kontaminuar, pastaj punimi i ... Read More »

Atlas TV: ULQINI I MBUSHUR ME TURISTË

Në Ulqin numri i turistëve në fillim të gushtit ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Hotelierët thonë që duhet të punohet në promovimin dhe shfrytëzimin e kapaciteteve natyrore, por edhe në ndërtimin e hoteleve ekskluzive. “Interesimi për ofertën turistike dhe hotelerike të Ulqin është më e madhe se vitin e kaluar”, theksoi drejtori i NHT “Riviera e Ulqinit” Radomir Mikan Zec. ... Read More »

Indeksi: ULQINI KOMUNË MESATËRISHT E ZHVILLUAR

Indeks, Index

Duke marrë parasysh indeksin e zhvillimit të komunave në Mal të Zi, Ulqini gjendet në vendin e 11, gjegjësisht në mes. Rezultatet e Strategjisë së zhvillimit rajonal të Malit të Zi tregojnë që ky indeks për Ulqin është 75,44 për qind. Përndryshe, Ulqini është komuna më dobët e zhvilluar në Bregdet, sepse të gjithë të tjerat e tejkalojnë shumë mesataren ... Read More »

Komuna e Ulqinit: BISEDA ME DREJTUESIT E RIXOS GRUPIT

Rixos group

Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka me bashkëpunëtorë ka folur mbrëmë me drejtuesit e Rixos grupit mbi qëllimin e kësaj kompanie turke të investojë në komunën e Ulqinit, mëson Portali Ul-info. Udhëheqësia e Rixos-it, në krye të së cilës ishte drejtori i kompanisë Adnan Çelik, kanë deklaruar që dëshirojnë, para së gjithësh në Plazhin e madh, të ndërtojnë kompleksin ... Read More »

Draga: PREJ 15 GUSHTIT PROGRAM I PËRDITSHËM

Nail Draga

Drejtori i Qendrës për kulturë dr Nail Draga ka thënë për Portalin Ul-info që prej 15 gushtit për çdo ditë do të organizohen programet në kuadër të manifestimit tradicional “Skena verore”. “Prej asaj ditë e deri më 25 gusht do të kemi për çdo natë programe interesante dramaturgjike, muzikore dhe letrare në Tregun e robërve në Kala”, theksoi ai. Njëkohësisht ... Read More »

Në 80 vjetorin e Kripores: JUBILEU PA GRUMBULLIM TË KRIPËS

Solana

Këtë vit Kriporja feston 80 vjetorin e ekzistencës së vet. Jubileu i madh nuk është festuar edhe pse kjo firmë së bashku me Ndërmarrjen hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”, e ka ndërtuar Ulqinin modern. Akoma më keq, shtrohet pyetja a do të mbijetojë kjo ndërmarrje më e vjetër në Ulqin mbasi që tash 11 vite në të zbatohet koncepti i “holldingut ... Read More »

Çmimi “Teuta”: LAUREATI I SIVJETMË DRITËRO AGOLLI

QSUT Hospita

Poeti i njohur shqiptar Dritëro Agolli është fitues i çmimit të sivjetmë regjional “Teuta” për veprën e jetës, të cilin e japin Shoqata e shkrimtarëve “Teuta”, e themeluar nga ana e shkrimtarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Çmimin, siç shkruajnë mediet malazeze, shkrimtarit të njohur shqiptarë, me 28 gusht në Risan, në kuadër të manifestimit “Muzat e Alpeve ... Read More »

Ujësjellësi: EDHE 20 PUNËTORË DO TË LARGOHEN NGA PUNA

Greva, Strajk, Ujesjelles dhe kanalizimi, Vodovod i kanalizacije

Në Ndërmarrjen publike “Ujësjellës dhe kanalizime” momentalisht janë të punësuar 142 punëtorë. Por në muajt e ardhshëm 20 prej tyre duhet të largohen nga puna, mëson Portali Ul-info. Kjo masë jopopullore, siç thotë burimi ynë, duhet të merret në mënyrë që të plotësohet kushti që të merret kredia nga KfW banka gjermane. “Në bashkëpunim me komunën do të tentojmë që ... Read More »

BI: TË DIELËN MYSAFIRË FILOZOFI FERID MUHIQ

Ferid Muhic

Filozofi i njohur Ferid Muhiq do të jetë mysafirë të dielën, më 17 gusht, në Ulqin, është lajmëruar Portalit Ul-info nga Bashkësia islame. Siç thuhet, ky shkencëtari I njohur do të mbajë ligjëratë dhe do të prezantojë librat e veta më të reja. Muhiq ka lindur në vitin 1943 në Bosnje dhe Hercegovinë, por tash 55 vite jeton në Shkup ... Read More »

Scroll To Top