Wednesday , November 20 2019
Lajmi i fundit

B. Çobaj: ULQINAKU I SUKSESSHËM HABIB LESEVIC

SONY DSCHabib Lesevic është themelues i KNTXT, një firmë me qendër në Londër e cila fokusohet në zhvillimin integral të individëve, organizatave dhe komuniteteve përmes të mësuarit, trajnimit dhe projekteve sipërmarrëse. Interesimi i tij përqëndrohet në zhvillimin e potencialit njerëzor, si dhe përdorimin e praktikave inovative për ndërmarrjen e projekteve ekologjike, kulturore, dhe ekonomikisht të qëndrueshme.

Z. Lesevic ka qenë i përfshirë në disa projekte kulturore në të gjithë Evropën, më kryesoret: Enery Streetfight (www.energy-streetfight.com) dhe Entrepreneurs’ Ship (www.entrepreneursship.org).  Ai është prezentuesi kryesor dhe gjatë viteve të fundit është paraqitur në TEDx, Digital Shoreditch dhe Festivalin Lebenskunst Über.

Anëtar i Shoqatës Amerikane për Kibernetikë, Habib aktualisht ligjëron mbi Sipërmarrjen, Qëndrueshmërinë dhe Teorinë e Sistemeve pranë Cass Business School dhe ESCP Europe në Londër. Puna e tij akademike ka kontribuar në zhvillimin e shkollës së Ndërmarrësisë Integrale – një qasje e vetëdijshme dhe holistike ndaj biznesit.

Si vendas i Malit të Zi, Habib i bashkohet Konferencës së Kulturës të Gjelbër me entuziazëm të madh për të promovuar një kulturë inovative ndërmarrëse në Mal të Zi me theks të veçantë në zhvillimin e kapitalit natyror dhe kulturor të vendit në një mënyrë të qëndrueshme dhe ekonomikisht produktive.

Habib jeton dhe punon midis Londrës dhe Berlinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top