Saturday , July 21 2018
Lajmi i fundit

B.Kanaqi-S.Pelinku: OMER REXHEPAGIQ (1925-2018)

 

Omer RexhepagajNenshkrusit e ketyre reshtave me qellim u percaktuan qe ky tekst te korrespondoje me Diten e Kryengritjes Antifashiste ne Mal te Luftes se Dyte  Botrore, pasi Omer Rexhepagiqi eshte nje nga pjesetaret me te famshem te Luftes N. Clirimtare nga korpusi Musliman – Boshnjak dhe Shqiptar nga Mali i Zi.

Rjedh prej familjes bejlere (te atin EMIN beg REXHEPAGAJ me 1991 e dekoroj, POST MORTEM, Sali Berisha, kryetari i athershem i Shqiperise, per kontributin e ceshtjes shqiptare).

Nga mosha rinore si medresist i Medresese Mbreterore te famshme te Shkupit (ku nder te tjeret vijuan mesimet Bedri Elezaga dhe Musa Muharemi nga kjo treve, por dhe heroi i popullit Rifat Burxhoviq Trsho si dhe shum Muslimane – Boshnjake nga tere Ballkani, te cilet pas Luftes II Boterore ishin elita intelektuale dhe politike ne ish- Jugoslavi) tregoi pikepamje antimonarkiste ndaj Mbreterise Jugosllave.

Ne simpozijumin nderkombetar kushtuar hadisologut me te njohur ne Turqi – Muhamed Taib Okiq, njekohsisht prof. ne Medresen e Shkupit ne fillim te shekullit XX i cili u mbajt ne Sarajeve, ku morri pjes dhe O.R. si nxenesi i ketij prof. te famshem, u tregu hiqaja (ndollja) nga jeta e medresisteve.

O.R. i kishin vonu te hollat qe ja niste e ama per tu kty ne shtepi pas perfundimit te vitit shkollor. Ja kerkoj nje shume te vogel profesorit deri ti mrijn nga familja.

Te nesermen, pa hezituar, pasi qe i kishin mbrrit shkoj ke profesori per te kthy borxhin. Profesori e refuzon kete gje, por Malesori kokeforte dhe i ndershem doemos insiston.

Ne fund profesori permes shkolles-medreses e gjen formen per ti ja dhuru Shumen ne fjale.

Kjo ngjarje qe u tregu gjate simpoziumit i emocionoj studentet e prof. Okiq ga Turqija, por tregoj dhe karakterin dhe principet e medresistit nga Plava.

Nga viti 1941 merr pjese aktive ne Luften N.C. Antifashiste me motive per barazi shoqerore dhe sociale, ku arrin graden e komandantit batalonit.

Jeta nuk e ledhatoj kete kolos fizik dhe spiritual qe linte pershtypjen – si shkemb i shkeputur nga Bjeshket e Nemura.

Pas clirimit, ushtroi disa pozita kyce ne qarkun e Andrijevices duke pasur motivin kryesor familjet te cilat kishin humbur te afrit ne lufte dhe ato te varfera, por edhe zhvillimin e kesaj zone te anashkaluar.

Autoriteti i pa diskutushem ne ambijentin shumnacional por dhe arkaik ku me optimizem dhe energji pozitive rezatonte ne bashkpuntoret, qe provokoi  nxitjen e  xhelozive  ne rethin ku vepronte.

Burgoset, me 1950. dhe qendroi 40 muaj ne burgun famkeq politik- GOLI OTOK.

Per kete drame personale dhe shoqerore, e cila mbeti si njolla me e madhe e sistemit komunist botoj librin “OD NEVOLJE PRICE”.

Tere te burgosurit politik, pas lirimit, jetonin ne tmerrin nga torturat e perjetuara.

OMER REXHEPAGIQI i pari pati guximte nis proceduren per te argumentuar pafajsine per borgosje dhe arriti rehabilitimin partiak, me 5. 01. 1961. kurse me sugjerim te UDB-se famkeqe nuk u be rehabilitimi shteteror.

Nga rinia, thjeshtesia karizmatike e tij i ofroi miqesi te ngushte me Esad dhe Hasan Mekulin e cila vazhdoi duke u kultivuar gjate tere jetes, por dhe me intelektualet e shumte nga Vuthajt.

Poashtu ishte bashkbisedus i mirpritur nga kreu i politikes malazeze (Blazho Jovanoviq, e vecanarisht Velko Milatoviq, Andro Mugosha Veselin Bullatoviq Dr. Sulejman Rexhepagiq Omer Kurpejoviq e shume te tjere).

Skulptori me fame evroiane dhe ish kryetari i Beogradi dhe kundershtari kyc i politikes se Milosheviqit Bogdan Bogdanovic, sociologu Ratko Bozhoviq ,filozofi Branko Gjuriq e shume te tjere mbanin lidhje permanente me O.R.

Ishte ne konekcion te vazhdushem me akademiket: piktorin Vojo Staniq, shkrimtaret, Radovan Zogoviqin, Jevrem Brkoviqin, Hysein Bashiqin, Dushan Kostiqin, Zuvdi Hoxhiq Berishen, Jashar Rexhepagiqin etj. me vizita te ndersjella dhe kontakte periodike.

Deri ne pension punoi dhe veproi ne vendlindje si profesor dhe drejtor i qendres, ku gezonte respekt dhe simpati nga nxenesit, kolektivi dhe rrethi.

Ne dy mandate ushtroi  punen e deputetit ne Parlamentin e Malit te Zi.

U dekorua me: Me Urdherin per Merita III, Urdhrin e Vellazerim Bashkimit II, Urdherin per Merita Ushtarake me Rreze te Argjenta dhe me Medalen e Art te Lidhjes se Luftetareve dhe Antifashisteve.

Si 93 vjecar e konsideronin  si histori e gjall, por mbi te gjitha fjalet  i kishte alkemike tecilat ishin frymzim dhe inspirim per bashkebisedusit.

Para nderrimit  te jetes me 24. 01 2018 e vizitoi ambasadori i Kosoves.

Botoj dy libra: OD NEVOLJE PRICE, 1991, dhe PLAVSKI SLUCAJ, si dhe shume ese, polemika etj. ne gazeta dhe revista NIN, DANAS, POBJEDA etj.

Ishte bashkethemeluesi i FORUMIT CIVIL TE MALIT TE ZI, 1992-  si levizje antiluftarake.

Dr. Behlyl Kanaqi, Podgorice

Sadik Pelinku, Ulqin

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top