Friday , March 22 2019
Lajmi i fundit

B.L.KATËRKOLLË: ASFALTOHET RRUGA E ,,BIGZAVE’’

IMG_2380Rruga e Bigzave e cila ka një distancë prej 400 metra,  zanafillën e premtimeve e nisi në vitin 1995 dhe kishte si qëllim krijimin e një rrethrrotullimi brenda së cilës  do të vepronte qendra e Katerkollës.

U premtua në çdo fushatë elektorale por asnjëherë nuk u mbajtë si premtim, edhe pse si rrugë frekuentohej vazhdimishtë dhe kryente disa funksione. Pas 20 viteve përfundon asfaltimi dhe mund të përdorej vetëm më një kahje sepse gjerësia e asfaltit ashtë 3 metra dhe nuk i plotëson standartet  që të përdorej në dy drejtime.

Falendërojmë Komunën e Ulqinit dhe Agjensionin për Projektim dhe Ndërtim që kanë  intervenu në disa pjesë për vendosjen e tubacioneve për ujë dhe mbushjen e disa pjesëve të rrugës më zhavor si dhe do të kërkohet përsëri bashkëpunim më këto institucione që të intervenohet edhe në disa pjesë që të rritet cilësia e rrugës dhe ti plotësoj sadopak parametrat e kërkuar për rrugë lokale.

 

Shërbimi për informim

  Katërkollë: 03.02.2015.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top