Monday , January 22 2018
Lajmi i fundit

B.Sina: „LABEATËT” NA TREGOJNË VESHJET TONA MAHNITËSE

 

LabiPasuria dhe shumëllojshmëria e veshjeve popullore shqiptare që u fotografuan për herë të parë në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë, vazhdimisht kanë zënë vend në studimet, ekspozitat, revistat, reportazhet, librat pullat postare, karatolinat e vitit te ri dhe kalendarët.

Izolimi tradicional i shqiptarëve nga pjesa tjetër e Evropës bënë që veshjet popullore të shfaqnin tipare të veçanta dhe shpesh të rralla, të cilat mahnitën udhëtarët e parë evropianë, do të shkruante studiuesi i madh, Robert Elsie.

Një kalendar i tillë, me fotografitë e vajzave dhe shqiptare me veshjet popullore i cili pëlqen të tregojë disa nga visaret më të çmuara të këtyre veshjeve, që është tani pjesë e një kalendari me 12 fotografi për këtë vit 2018, është me të vërtet mahnitës mbasi ai na tregon disa nga veshjet brilante të përzgjedhura me kujdes nga botuesi i këtij kalendari shoqata “Labeatët” – Ulqin.

(Beqir Sina, New York)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top