Wednesday , October 23 2019
Lajmi i fundit

Bajraktari: BORXHI TATIMOR MBI DHJETË MILION, DEBAKËL I PUSHTETIT LOKAL

Omer BajraktariKryetari i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA Omer Bajraktari deklaroi se borxhi tatimor ndaj Komunës së Ulqinit u rrit mbi dhjetë milion euro.

„Ky është imazh i qartë i funksionimit të pushtetit lokal dhe se si ai kujdeset për buxhetit. Duke parë këto shembuj, vështirë se mund të presim ditë më të mira për Komunën dhe qytetarët“, tha ai për „Dan“.

Bajraktari vlerësoi se është bërë hap i madh mbrapa në stabilizimin e financave publike prej momentit kur pushtetin e morri koalicioni i madh (PDS, Forca, PD, UDSH dhe SD).

„Pushteti lokal po i kënaq apetitet e mëdha të të gjithë përbërësve të pushtetit, gjë që kushton shumë dhe në fund këtë faturë duhet ta paguajnë qytetarët. Po ashtu, pushteti aktual nuk ka vullnet, e me sa duket as dije të ballafaqohet me këto probleme“, shtoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top