Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Bajraktari: BUXHETI NË VITIN 2017 U REALIZUA REALISHT VETËM 50 PËR QIND!

Omer BajraktariKryetari i Këshillit Komunal të URA-së dhe këshilltari i kësaj parti Omer Bajraktari tha se rebalanci i buxhetit për vitin 2017 u miratua me 29 dhjetor, gjegjësisht dy ditë para përfundimit të vitit kalendarik, gjegjësisht fiskal.

„Kjo do të thotë se realizimi real nuk është 100 por 50 për qind që flet mjaftueshëm se si është punuar dhe planifikuar në këtë dhe pushtetin e kaluar“, tha ai për „Dan“.

Siç theksoi, duke shikuar donacionet nga buxheti i Malit të Zi në atë të qytetit mund të arrihet përfundimi se ky ishte një vit zgjedhor. „Asnjë vit, as në këtë që po vijon, nuk ekzistuan transferta të tilla. Këto transferta ishin ndihmë disa individëve dhe partive për qëllime parazgjedhore. Me këto veprime nuk mund të flasim për zgjedhje të lira lokale“, shtoi Bajraktari.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top