Kryetari i Këshillit Komunal i Lëvizjes Qytetare URA dhe këshilltari në Parlamentin lokal Omer Bajraktari vlerësoi se mundësimi i hyrjes në prona është një hap i madh dhe i rëndësishëm drejtë qëllimit përfundimtarë: kthimin e pronave në Valdanos, por edhe një hap simbolik ndaj padrejtësive 30 vjeçare që i janë bërë Ulqinit.
“Sikur qeveria e re të merrej vetëm me Ulqin nuk do mjaftonin 4 vite për të gjitha problemet e krijuara nga garnitura e mëparshme. Por vullneti politik që Ulqini të ecë përpara është më i madh se kurrë më herët”, tha Bajraktari dhe porositi: Vazhdojmë!