Tuesday , June 18 2019
Lajmi i fundit

Bajraktari: NË VEND TË HOTELEVE KEMI PARKINGJET

Omer Bajraktari 1Kryetari i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA Omer Bajraktari vlerësoi se për shkak të dispozitave të Ligjit të ri për Financimin e Vetëqeverisjes Lokale Komuna e Ulqinit do të humb mbi shtatë milion euro në periudhën e ardhshme pesëvjeçare.

Deri vitin e kaluar gjysma e mjeteve të cilat janë grumbulluar nga qiramarrja e të mirave detare në territorin e kësaj komune, kanë shkuar në arkën e qytetit.

“Kjo tani është skandaloze dhe le ti shërbejë për nderë partive nga Ulqini të cilat në mënyrë “heroike” përkrahin këtë politikë destruktive ndaj qytetit të tyre. Prandaj nuk duhet të habitemi as me “investimet” e mëdha nga ana e Të Mirave Detare në Ulqin. Për 20 vite nuk dëshiruan ta bëjnë as edhe një vend për lidhjen e barkave, i cili do të ishte funksional të paktën gjatë një stine. Mos të flasim si i kanë robëruar të gjithë lokacionet atraktive në qytet në të cilët në vend të hoteleve luksoze gjenden parkingjet prej makadamit”, tha Bajraktari në deklaratë për “Dan”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top