Thursday , August 16 2018
Lajmi i fundit

Bajraktari: NËSE ËSHTË E SAKTË QË KEMI 53 MILION EURO BORXH, ATËHERË NE JEMI PARA FALIMENTIT

Omer Bajraktari 2Këshilltari dhe kryetari i Këshillit Komunal të URA-së Omer Bajraktari tha se në periudhën 2014 – 2016 borxhi i Komunës ishte rreth 10 milion euro.

„Tani kryetari i Komunës thotë se borxhi është 53 milion euro që paraqet të dhënë të habitshme. Nëse ajo është e saktë, atëherë jemi para falimentit sepse ky borxh është i padurueshëm për financat publike të Komunës për arsye se të ardhurat vetanake të vetëqeverisjes tonë vendore janë rreth pesë milion euro“, vlerësoi Bajraktari.

Sipas fjalëve të tija, prej vitit 2016 në këtë komunë pushtetin e ushtron koalicioni i madh. „Punën e tyre qytetarët e ndjejnë thellë dhe do ta ndjejnë në xhep. Prandaj borxhi ekspolodoi për arsye të ndryshme, e më së shumti për shkak të menaxhimit të keq, padijes dhe mosekzistencës së përgjegjësisë për vendimet e gabuara“, tha Bajraktari dhe pyeti publikisht: „Me këtë mënyrë të udhëheqjes së financave publike dhe me këtë borxh publik, a po shtyhet Ulqini qellimisht drejtë edhe një humbje me pasoja të paparashikueshme?“.

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top