Tuesday , June 27 2017
Lajmi i fundit

Bajraktari: NUMËR REKORD I TË PAPUNËSUARVE, PUSHTETI HESHT

image1 (32)Fakti që politika ekonomike dhe zhvillimore e koalicionit qeveritar ndaj Ulqinit ka pësuar disfatë është e qartë për të gjithë. Për fat të keq, asnjë parametër apo tregues ekonomik nuk e mohon këtë.

Të dhënat më të fundit qartazi tregojnë që numri i të papunësuarve në Ulqin ka arrit përmasa rekorde dhe shënon 1.868 të papunësuar. Kjo tregon se në Ulqin ka gati 30% të papunësuar, e që është ndër shkallët më të larta në të gjithë shtetin. Krahasimi me vitin e kaluar tregon se ky numër është për 15% më i lart se në të njëjtën kohë një vit më herët.

Nuk duhet asnjëfarë aftësie që të shpjegohen arsyet dhe shkaktarët e kësaj situate që mbizotëron në Ulqin. Por, është për tu ardhur keq që edhe pas të gjithave që i ndollën këtij qytet, partitë me seli në Ulqin në mënyrë të verbër dhe të vendosur përkrahin këtë politikë të PDS-ës. Politikë e cila vazhdimisht dhe në mënyrë sistematike e shkatërron këtë qytet.

Pranojmë se duhet të jeni patriot i madh dhe të përpini faktet që keni indeksin e zhvillimit më të ultë në bregdetin e Malit të Zi, numri rekord të të papunësuarve, ekonomin hoteleriko – turistike të shkatërruar, Kriporen e shkatërruar, asnjëfarë investimesh nga fondet e shtetit dhe ato lokale, ndërtimin e egër të planifikuar, ullishtat e bllokuara, mungesën e investimeve në arsim, si dhe rikonstruktimin e aksit rrugor Ulqin – Sukobinë me gjatësi 25 km i cili është duke zgjatur më shumë se ndërtimi i një autostrade, etj..

Të gjitha këto janë fakte të cilat askush nuk mund t’i kontestojë, por për shkaqe të interesave të imta personale ato anashkalohen. E gjithë kjo, pa dilemë, rezulton ne përshpejtimin e krijimit të gjeneratave të humbura dhe në emigrimin e bashkëqytetarëve tonë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top