Wednesday , September 23 2020
Lajmi i fundit

Bajraktari për paralajmërimin e huamarrjes së re të Komunës: ÇDO KRIZË E NDIEJMË DYFISH

Omer Bajraktari 1Kryetari i URA-së në Ulqin Omer Bajraktari deklaroi se huamarrja e re e Komunës së Ulqinit është rend logjik i situatës momentale.

“Kjo bëhet për të fshehur përtacinë dhe të plotësohen disa të ardhura që do të mungojnë. Dyshoj se në këtë kohë administrata lokale do të përmirësojë punën për zvogëlimin e evazionit fiskal në Ulqin, që do të thotë se edhe në kohën e krizës ato që u mësuan të mos shlyejnë obligimet ndaj Komunës do ta vazhdojnë këtë praktikë të padënueshme, gjersa paguesit e rregullte do të paguajnë çmimin e krizës”, tha ai për “Dan”.

Bajraktari mendon se nëse merret huaja e re, paratë nuk do të shfrytëzohen në mënyrën e drejtë: “Vetëm një informatë e ilustron më së miri punën e koalicionit të madh në katër vitet e fundit: gjatë mandatit të Nazif Cungut dhe Loro Nrekiqit u morën 4,25 milion euro kredi dhe u shit toka me vlerë 4,5 milion euro, që do të thotë se kishim nëntë milion euro të ardhura të jashtëzakonshme, ndërsa qytetarët dhe komuna nuk kishin asnjë benefit nga këto të ardhura. Derisa të mos e krijojmë sistemin e drejtë dhe funksional të llogaritjes dhe pagesës së të ardhurave publike në Ulqin edhe në ndërmarrjet publike, rruga drejt zhvillimit ekonomik do të jetë gjithnjë e më e largët, prandaj çdo krizë, siç është kjo, do ta ndiejmë dyfish”, theksoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top