Friday , March 5 2021
Lajmi i fundit

Bajraktari: PREMTIME QESHARAKE DHE MANIPULIME PARAZGJEDHORE

Omer Bajraktari (1)Kryetari i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA Omer Bajraktari vlerësoi se “kur pushteti në Ulqin formohet dhe formalizohet me marrëveshje që i përngjanë nivelit parashkollor, atëherë s’ka qytetar që mund të çuditet që ky është pushteti më i dobët ne historinë e këtij qyteti.

“Premtimet qesharake siç ishin fabrika e salmonit, resorti në Mavrian, fabrika e bitumenit,… janë pasqyrë e politikës së DPS-it i cili shkatërroi çdo gjë në komunën e Ulqinit, por edhe tregoi qasjen e kësaj partie ndaj Ulqinit duke e bërë Ulqinin qytet më te varfër në bregdetin e Malit të Zi”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, edhe partnerët e DPS-it në nivel lokal pa asnjë rezistencë pranuan lojën e DPS-it vetëm e vetëm për disa interesa të imta personale.

“Për lojë nevojiten dy lojtarë, pra pa partnerët nga partitë nacionale Ulqini nuk do ishte kurrë në këtë nivel. Pendimi apo distancimi që po e shprehin disa sot nga një parti nacionale është vetëm manipulim parazgjedhor, sepse po te mos ishin ato DPS-i ende sot do ishte opozitë në Ulqin”, shtoi Bajraktari.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top