Friday , November 15 2019
Lajmi i fundit

Bajraktari: REALIZIMI DËSHPRUES I BUXHETIT TË KOMUNËS

Omer BajraktariKryetari i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA dhe këshilltari i kësaj parti Omer Bajraktari tha se ishte i pritshëm mendimi negativ i Qeverisë në propozimin e parë të buxhetit të Komunës me vlerë 16,1 milion euro.

“Ambiciet joreale dhe apetitet partiake të këtij koalicioni vështirë mund të kënaqen, prandaj me shumë mundësi do të zvogëlohen të ardhurat, për ti sjellë në nivelin i cili deri diku është real”, tha ai për “Dan” duke theksuar se realizimi i buxhetit të sivjetmë është rreth 43 për qind më i ulët në krahasim me komunat tjera në Mal të Zi.

“Mendoj që është më i ulëti në 30 vitet e fundit. Kjo thjeshtë flet sa dhe si ka punuar pushteti i ri në krye me PDS-në, dhe cila është shkalla e papërgjegjësisë për mosrealizimin e asaj çfarë është planifikuar. Edhe pse kemi situatën që pushtetin lokal e përbëjnë PDS, Forca, PD, UDSH, SD dhe PB, ose 30 nga 33 këshilltarë, të gjithë së bashku nuk ishin të zot të realizojnë buxhetin as 50 për qind. Kjo gjë është dëshpëruese, e në thelb do të thotë se u humb edhe një vit për qytetarët e Ulqinit dhe mesazh se kjo garniturë nuk është e gatshme të ballafaqohet me problemet e grumbulluara shumëvjeçare të kësaj komunë”, përfundoi Bajraktari.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top