Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Bajraktari: SHITJA E TOKËS NË MAVRIAN DHE FABRIKA E SALMONIT MUHABETE JOSERIOZE

Omer Bajraktari 1Kryetari i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA Omer Bajraktari i vlerësoi si joserioze paralajmërimet për shitjen e tokës në Mavrian dhe ndërtimin e fabrikës së salmonit.

“Nuk mund të shisni Mavrianin, gjegjësisht 420.000 m2, pa Plan Detaj Urbanistik dhe të caktoni çmimin e tokës në bazë të ndjesisë subjektive pa asnjëfarë studimi. Kjo i ngjanë pazarit, e jo një institucioni serioz siç duhet të jetë Komuna, sepse qasja është e njëjtë sikur dëshirojmë të shesim 100 m2 e jo 420.000 m2. E vërtet është që është bërë njëfarë animimi, por edhe ai është joserioz”, tha Bajraktari për “Dan”.

Ai shtoi se nëse pushteti lokal dëshiron ta shesë atë lokacion, nuk mund ta kushtëzojë investitorin me animime.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top