Tuesday , June 18 2019
Lajmi i fundit

Bajraktari: TË SHKËPUTEN KONTRATAT E DËMSHME PRIVATIZUESE PËR HOTELE

Omer BajraktariNë redaksinë tonë mbërriti kumtesa e funksionarit të Lëvizjes qytetare Omer Bajraktarit, i cili përndryshe është menaxher i komunës së Ulqinit, e të cilën e përcjellim në tërësi.

Kanë kaluar disa vite nga privatizimi i hoteleve të Ulqinit, saktësisht nëntë vite në rastin e hoteleve “Galeb” dhe “Lido”, si dhe 10 vite për hotelin “Mediteran”. Për këtë kohë, për disa nga këto hotele, kishim mundësi të shohim disa fatamorgana, gjë që dukej bukur, por edhe kjo zgjati shkurtë.

Një konstant në këtë periudhë kohore është shkelja e detyrimeve kontraktuese nga ana e investitorit dhe heshtja e nënshkruesve tjerë. Në rastin e hotelit “Galeb”, detyrimi kontraktues ishte rikonstruktimi i hotelit dhe jo prishja. Pas shkeljes së kontratës dhe prishjes së hotelit, me aneks parashihej ndërtimi i hotelit të ri. Për shkak të situatës së krijuar ishte e nevojshme të sillet dokumenti lokal planifikues i cili u miratua para më shumë se dy viteve. Në informatën për statusin e privatizimit të ndërmarrjeve hotelerike-turistike qartë shkruan se investitori nuk i ka kryer detyrimet nga kontrata në fushën e programit investues dhe atij social. Situatë e ngjashme ndodh edhe me hotelin Lido, edhe pse për këtë lokalitet dokumentacioni planifikues është miratuar në vitin 2010. Vetëm për hotelin “Mediteran” përgjegjësia për vonesë pjesërisht i takon administratës lokale, e cila në këtë rast ka treguar ngadalësi, por përkundër të gjithave, “Mediterani” është një nga hotelet e pakët që punon edhe gjatë periudhës dimërore.

Konstanta e dytë në këtë periudhë kohore është rritja e papunësisë në Komunë të Ulqinit. Më saktësisht, në këtë periudhë erdhi deri tek dyfishimi i shkallës së papunësisë, prej 10,78% në vitin 2010 në 19,33 në vitin 2014. Edhe pse pritej që privatizimet e përmendura të japin efekte pozitive, jemi dëshmitarë që kanë dhënë efekt të kundërt, duke  mos përmendur edhe subjektet e tjera private të cilët kishin fat të ngjashëm. Nga të gjitha këto mund të arrihet përfundimi që komuna e Ulqinit të gjithë këto vite përjeton dhe mbijeton gjenocidin ekonomik, sipas logjikës që një investim i pasuksesshëm paraqet krim.

Këto kontrata të dëmshme privatizuese duhet të anulohen dhe në mënyrë më përgjegjëse të nis valorizimi i këtyre lokaliteteve me pjesëmarrje të Komunës në këtë proces, gjë që asnjëherë nuk ndodhi edhe pse bëhet fjalë për “oborrin” tonë. Kjo vlen edhe për tenderin e ardhshëm për NHP “Riviera e Ulqinit” , ku me zgjedhjen e çështjes së pronës së kësaj ndërmarrje është bërë hap pozitiv drejtë gjetjes së investitorit të njohur.

Po ashtu, do të inicojmë mbajtjen e seancës së posaçme të parlamentit lokal ku do të diskutohet për privatizimet në komunë të Ulqinit, e ku duhet të ftohen përfaqësuesit e Këshillit për privatizim, Sekretariatit për projekte zhvillimore dhe ministrisë së ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top