Thursday , June 4 2020
Lajmi i fundit

Bajraktari: URGJENTISHT TË ZHBLLOKOHET XHIRO LLOGARIA E KOMUNËS SË ULQINIT

Omer Bajraktari 2Pas njohurisë se prapë u bllokua xhiro llogaria e Komunës së Ulqinit, reagoi kryetari i URA-së në Ulqin Omer Bajraktari.

“Dje nga mediet mësuam se xhiro llogaria e Komunës së Ulqinit është prapë në bllokadë dhe kjo për fat të keq është shndërruar në dukuri kronike e cila vështirëson funksionimin normal të vetëqeverisjes vendore. Mirëpo, duke u nisur nga situata aktuale, e jashtëzakonshme epidemiologjike në Ulqin dhe Mal të Zi, si dhe nga të gjitha masat të cilat janë ndërmarr për parandalimin e përhapjes së korona virusit, e të cilët kanë pasoja të mëdha në aktivitetet ekonomike, njëkohësisht edhe në funksionimin e administratave vendore, ftojmë Qeverinë e Malit të Zi dhe Ministrinë e Drejtësisë, si organ i cili mbikëqyr punën e përmbaruesve publik, të shfrytëzojnë autoritetin e tyre në mënyrë që xhiro – llogaria e Komunës të zhbllokohet menjëherë”, tha Bajraktari.

Në URA-në e Ulqinit janë të vetëdijshëm se duhet të respektohen të gjithë vendimet gjyqësore, por shtojnë se në këtë moment interesi më i madh është mbrojtja e banorëve dhe funksionimi i qytetit, ndërsa ky borxh gjithsesi do të shlyhet edhe më vonë.

“Në këto momente të vështira për tërë shtetin është shumë me rëndësi të kemi buxhet likuid për shkak të rrethanave të paparashikueshme, si dhe për shkak të situatës së përkeqësuar ekonomike dhe sociale, prandaj gjatë pandemisë duhet të punojnë shërbimet në qytet. Prandaj mendojmë se kërkesa jonë është e arsyeshme dhe se do të has në mirëkuptimin e organeve kompetente shtetërore”, përfundoi Bajraktari.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top