Friday , May 24 2019
Lajmi i fundit

Basketboll: FITORJA E PESTË ME RADHË

Kosarkaski-Klub-Ulcinj-KK-Brod-Svjetlosti-150x150Basketbollistët e Ulqinit kanë fituar në ndeshjen e parë të xhiros së 15 të Ligës së parë Erste në basketboll skuadrën “Primorje” me rezultatin 83:70 (23:19, 19:14, 21:18, 20:19) dhe kështu mbajtën të gjallë shpresën për kualifikim në Superligë.

Ulqinakët deri në fund të pjesës së parë arritën epërsinë prej 8 pikësh, ndërsa në pjesën e dytë këtë epërsi e rritën dhe ndeshja përfundoi 83:70.

Më të mirët në skuadrën vendase ishin Nikolla Ivanoviq me 21 pikë dhe Darko Vujaçiq me 19.

Ulqinakët tani gjenden në mesin e tabelës me 22 pikë nga 15 ndeshjet e luajtura (shtatë fitore dhe tetë humbje).

Në xhiron e ardhshme Ulqini luan në Cetinë me skuadrën “Llovqen”.

One comment

  1. Kujdes tek titulli nuk eshte gjithcka OK !!!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top