Uji është kudo rreth nesh, por ne tash katër ditë të plota nuk kemi ujë në shtëpitë tona. Kemi vetëm në orët e vona të mbrëmjes, thonë banorët e Limanit.
Ato apeluan tek personat kompetent në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellës dhe Kanalizimi” që, sa më parë të jetë e mundur, të mundësojnë që në shtëpitë e tyre të ketë ujë.
Siç theksuan, kjo është dukuri e rregullt në këtë pjesë të qytetit tash shumë vite, por asgjë nuk ndërmerret që problemi të zgjidhet.