Tuesday , March 19 2019
Lajmi i fundit

Barazhi për Ligën e dytë: FEDERALI HUMBI NGA ISKRA

Iskra FederalFutbollistët e Iskrës fituan dje në Danilovgrad Federalin 2:0, në ndeshjen e xhiros së pestë për plotësimin e Ligës së dytë të Malit të Zi, lajmëron agjencia MINA.

Kampioni i regjionit të mesëm është revanshuar kundërshtarit për humbjen në Ulqin dhe shënoi fitoren e dytë në barazh. Iskra përfundoi barazhin me nga dy fitore dhe humbje. Në këtë xhiro i lirë ishte Radniçki i Beranes.

Në xhiron e fundit, të mërkurën, Federali në Ulqin do të luaj me Radniçkin. Skuadrës nga Berane i mjafton një pikë për Ligën e dytë, derisa në rast të fitores së Federalit të tre ekipet do të kenë nga gjashtë pikë dhe udhëtarin në rangun më të lartë do ta vendos golovarazhi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top