Wednesday , May 22 2019
Lajmi i fundit

Barazhi për ligën e dytë: FEDERALI TË DIELËN KUNDËR ISKRES

FederalFutbollistët e Federalit do të takohen të dielën në Danilovgrad me skuadrën “Iskra” në xhiron e pestë të barazhit për kualifikim në Ligën e dytë të Malit të Zi.

Kjo është ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse edhe barazimi do të ju mundësonte Ulqinakëve kualifikimin në Ligën e dytë.

Por, nëse pasnesër dështon, shansin për sukses do ta ketë tre ditë më vonë, para tifozëve të vet, në ndeshjen kundër skuadrës “Radniçki” nga Berane.

Plasmanin në barazh e arritën fituesit e tre regjioneve, Verior, Mesëm dhe Jugor.

Luhet në sistemin çdokush me çdokënd, në shtëpi dhe jashtë, ndërsa kualifikimin në Ligën e dytë do ta arrijë dy skuadrat më të mira.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top