Bardhi kërkon: GJEKA DHE CAMAJ – HIQNI NIKËN!

Mehmet BardhiKryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi i ka dërguar një shkresë partnerëve të “Koalicionit Shqiptarë” në të cilën kërkon lirimin e vendit të deputetit LD në MZ-së, “të cilin që më se dy muaj e kanë uzurpuar me Nik Gjeloshajn, në kundërshtim me Marrëveshjen e kodin zgjedhor, moral e ligjor”.

Në letër thuhet:

Zotëria Juaj kryetarë, Fatmir Gjeka dhe Gjergj Camaj,

Bazuar në Marrëveshjen nr. 131/12, datë 17. 09. 2012, me të cilën partia Lidhja Demokratike në Mal të Zi, pas bisedimeve me Partinë Demokratike, u dakorduam për formimin e koalicionit parazgjedhor me emrin LISTA ZGJEDHORE KOALICIONI SHQIPTAR, për zgjedhjet parlamentare të caktuara dhe të mbajtura më 14 tetor 2012, të cilën Marrëveshje e nënshkruam në zyrën e LD në MZ në Ulqin, më 17 shtator 2012, për LD në MZ-në, kryetari Mehmet Bardhi, në njërën anë dhe në anën tjetër, në emër të palës tjetër (koalicionit tuaj), për Partinë Demokratike, kryetari Fatmir Gjeka dhe për partinë Alternativa Shqiptare, kryetari Gjergj Camaj, dalin qartë obligimet për palët e Koalicionit Shqiptar, në mesin e të tjerave dhe për ndarjen e ushtrimin e mandatit të fituar të deputetit të Legjistlacionit të 25-të të Parlamentit të Malit të Zi, në dy pjesë, në mënyrë proporcionale, 2 vjetët e para PD dhe ASH, ndërsa 2 vjetët e tjera (pjesa e dytë e mandatit) LD në MZ-ja.

Për të provuar sa më lart po citojmë paragrafin e parë të nenit 3 të Marrëveshjes ku thuhet:
“Anëtarët e Koalicionit u dakorduan më sa vijon:
– mandati për deputet të ndahet në proporcion 2 vjet PD dhe ASH (PD dhe ASH e ndajnë pjesën e vet të mandatit në proporcion 50:50) dhe 2 vjet LD në MZ-ja. Pjesën e parë të mandatit do tashfrytëzojë PD/ASH, ndërsa pjesën e dytë LD në MZ. Mandatet e tjera TEK i përkasin PD/ASH, ndërsa mandatet ÇIFT i takojnë LD në MZ-së. Mandati llogaritet nga dita e hpalljes zyrtare të rezultateve zgjedhore. Pas kalimit të afatit 2-vjeçar, deputeti që ka shfrytëzuar mandatin, jep dorëheqje për të vazhduar mandatin deputeti që është në vendin e dytë të listës zgjedhore, “

Pra, zotëria Juaj kryetarë, meqenëse Ju, koalicioni i Juaj e ka shfrytëzuar pjesën e parë të mandatit, 2 vjet të parat, në fillim z. Fatmir Gjeka, i cili ishte edhe bartësi i listës sonë zgjedhore, ndërsa me zgjedhjen e tij kryetar i Komunës së Ulqinit, për shkak të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit ishte i detyruar me dhanë dorëheqje, në vend të tij, pa na pyetur dhe pa marrë pëlqimin tim, pasi isha kandidati në vendin e dytë të listës sonë zgjedhore KOALICIONI SHQIPTAR, që sipas Ligjit për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve, do të duhej që të shkonte kandidati që gjendet në vendin e dytë në Listën Zgjedhore, në vend të F. Gjekës që kishte dhënë dorëheqje, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në insistimin Tuaj (konkretisht nga ASH-ja) , pa na pyetur as konsultuar fare ne, si pala e parë e Koalicionit Shqiptar, caktoi e pruni Vendim, në kundërshtim me Ligjin Zgjedhor, që të shkojë Nik Gjeloshaj, kandidati i palës PD/ASH, nga radhët e ASH-së, i cili ishte në vendin e 5-të të Listës sonë Zgjedhore, KOALICIONIT SHQIPTAR (!?), me përfundimin e afatit të shfrytëzimit të pjesës së parë të mandatit të deputetit, ishit dhe jeni Ju të obliguar të lironi vendin e deputetit, të cilin sot u mbushën plot dy muaj që në mënyrë joligjore, në kundërshtim me Marrëveshjen, por në mënyrë të dhunshme e keni uzurpuar me Nik Gjeloshajn.

Pra, KSHZ-ja, duke shkapërcyer në Listën Zgjedhore kandidatët nga radhët e LD në MZ, pruni vendim në kundërshtim me Ligjin Zgjedhor.

Megjithatë, duke pasur parasysh Marrëveshjen tonë Parazgjedhore, ku thuhet se pjesa e parë dyvjeçare e mandatit të deputetit të listës sonë Zgjedhore i takon koalicionit PD/ASH, menduam se KSHZ-ja respektoi dhe zbatoi Marrëveshjen tonë të deponuar në KSHZ, që ishte dhe si obligim për verifikimin e Listës sonë Zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare si koalicion dhe bazë obligative normative, ligjore për veprimet brenda palëve të Koalicionit, prandaj edhe ashtu veproi, megjithëse KSHZ-ja ka qenë e obliguar të punojë në harmoni me Ligjin e të na pyes ne për pajtueshmërinë apo jo, i cili do duhej të sigurojë që pas përfundimit të pjesës së parë të mandatit, të bëhej ndërrimi normal, pra rotacioni në pjesën e dytë të mandatit të deputetit, e që i takon LD në MZ-së .

Meqenëse sot, më 22 dhjetor, kaluan plot 2 (dy) muaj që Ju nuk po e respektoni Marrëveshjen, nenin 3, të cituar më lart, meqenëse më 22 tetor 2014 ishte afati i precizuar me Marrëveshje, kur ishte obligative të bëhej ndërrimi, pasi me atë datë para dy vitesh u bë shpallja zyrtare e rezultateve zgjedhore (ndërsa me 6 nëntor 2012 u bë konstituivi i Legjistlacionit të 25-të Kuvendit të Malit të Zi) por përkundrazi zotëria i Tij, Nik Gjeloshaj po vazhdon të mbajë të uzurpuar, pa asçfarë të drejte, as morale, as materiale eas normative-ligjore, edhe pas një numër takimesh e bisedimesh brenda koalicioni: LD në MZ dhe Ju, PD/ASH, të pasuksesshme, edhe pas shumë kërkesave tona për të respektuar Marrëveshjen dhe për pasojat e papara për këtë shkelje, në rast se nuk respektohet Marrëveshja, përgjegjësia e të cilave do të bjerë mbi Ju, si mosrespektues të Marrëveshjes, ende edhe sot zotëria i tij Nik Gjeloshaj nuk po e lëshon vendin e deputetit, që është i obligueshëm me Marrëveshje, u detyrova që t’ju drejtohem me shkrim dhe TASHMË jo vetëm t’ju përkujtoj obligimet që keni marrë me NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES, E CILA DUHET ZBATUAR, por të kërkoj me ngulm që mënjëherë zotnia i tij Nik Gjeloshaj të na lirojë vendin, në mënyrë që ta zëvendësojmë me kandidatin tonë dhe në këtë mënyrë të përmbushim obligimet që kemi marrë: obligimet normativo-ligjore, partiake e kombëtare.

Me respekt,
Mehmet BARDHI, kryetar i LD në MZ, nënshkrues i Marrëveshjes i KOALICIONIT SHQIPTAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…