Thursday , November 21 2019
Lajmi i fundit

Bardhi: LIGJI PËR PLANIFIKIM HAPËSINOR NË DËMË TË SHQIPTARËVE

Mehmet BardhiLidhja demokratike në Mal të Zi ka deklaruar se shumë dispozita të Propozimit të Ligjit për planifikim dhe ndërtim janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe të banorëve lokal, si dhe me dispozitat e Konventës europiane për të drejtat e njeriut.

“Komunave i merren edhe ato pak kompetenca, të cilat ju mbeten dhe bëhet centralizimi edhe më i madh i pushtetit, të cilën Podgorica (Qeveria) e ka filluar menjëherë mbas fillimit të sistemit shumëpartiak në Mal të Zi”, tha lideri i kësaj parti Mehmet Bardhi.

Duke iu drejtuar partive qeverisëse ai vlerësoi se “këtë veprim politik e kanë bërë në dëm të popujve etnik, konkretisht Shqiptarëve, të cilët me shekuj jetojnë në këto hapësira, në vatrat e tyre stërgjyshore”,

“Sot në Mal të Zi atyre iu merret e drejta që në hapësirat e veta jetësore, në vetëqeverisje lokale, të vendosin për planifikim dhe ndërtim, gjegjësisht për zhvillim të vet. Prandaj ky akt ligjor duhet tërhequr nga procedura”, theksoi Bardhi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top