Thursday , October 19 2017
Lajmi i fundit

Bashkëbiseduesit e “Vijestit” nga Drejtoria e policisë: POLITIKANËT NUK DO TË MËSOJNË MË POLICINË

VijestiDisa bashkëbisedues nga Drejtoria e policisë jozyrtarisht për “Vijesti” se nuk është hera e parë që politikanët lokal në Ulqin “mësojnë policinë çka dhe si të punojnë”.

Ato thanë se pikërisht politikanët kanë organizuar qytetarët sepse, gjoja, “pas një kohe të gjatë ato nuk mund të udhëheqin policinë dhe të ndikojnë që kushërinjtë dhe miqtë e tyre të cilët kanë shkel ligjin të lirohen, e disa ishin edhe persona me interes për sigurinë”.

“Kanë zakon që, madje kur dikuj prej tyre i merret patenta, të gjithë të vijnë para ndërtesës së policisë. Janë mësuar që të mund të marrin shefin e policisë në Adë në mesditë dhe ato të udhëheqin. Kështu më nuk mundet”, tha njëri nga bashkëbiseduesit e kësaj gazete.

Policët thanë se nuk do të lejojnë që të sulmohen kolegët e tyre dhe se policia duhet të punojë punën e vet çdo ditë në vit, e jo të ulet në shtëpi sa zgjat sezoni turistik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top