Tuesday , September 25 2018
Lajmi i fundit

Bashkësia e Komunave: TË ZGJATET AFATI PËR LEGALIZIM TË OBJEKTEVE

Legalizacija, LegalizimiBashkësia e Komunave të Malit të Zi nisi iniciativën që të zgjatet afati për legalizimin e objekteve të ndërtuara ilegalisht dhe afatin për hartimin e dokumentacionit të filluar planifikues, për çfarë është i nevojshëm ndryshimi i ligjit.

Bashkësia e Komunave, më saktësisht Këshilli për Planifikim Hapësinor, mendon se afatet duhet të jenë deri me 31 mars të vitit të ardhshëm, shkruan “Vijesti”.

Sipas ligjit i cili ndryshoi pak kohë më parë, dokumentacioni planifikues duhet të sillet deri me 31 tetor të këtij viti, ndërsa afati për legalizim të objekteve skadoi me 16 korrik.

Nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit kanë thënë se, pasi që filloi të vlejë ligji i ri për planifikim, nuk do të ketë zgjatje të afatit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top