Monday , March 27 2017
Lajmi i fundit

Bashoviq për propozimin e Cungut që Nishani të jetë Ulqinak i nderit: PAFYTYRËSI DHE DHUNË JURIDIKE

Basovic, Cungu, NishaniKëshilltari i PDS-së Borisllav Bashoviq ka vlerësuar se iniciative e kryetarit të Komunës së Ulqinit dhe liderit të Forcës Nazif Cungut që kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani të shpallet qytetar nderi i Ulqinit është provë se po zbatohet dhuna juridike në Kuvendin komunal të Ulqinit.

Këtë iniciativë të partnerit të koalicionit e quajti pafytyrësi.

Këshilltarët do të diskutojnë sot për propozimin e Cungut, e paraprakisht duhet të vendosin se a do të shpallet ish ambasadorja e Gjermanisë Gudrun Elizabet Shtajnaker qytetare e nderit e Ulqinit.

“Kuvendi nuk e ka vendimin për këtë gjë, pse dhe kur duhet të ndahet mirënjohja qytetar nderi. Prandaj ky është komprometim i njerëzve i llojit të vet, pavarësisht për ke bëhet fjalë, për Nishanin apo për Shtajnaker”, tha Bashoviq i cili është kryetar i Këshillit për statut dhe dispozita. (Vijesti)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top