Sunday , July 23 2017
Lajmi i fundit

Bashoviq: PUSHTETI I ULQINIT ME HESHTJE FSHEH PUNËT E PALIGJSHME

OLYMPUS DIGITAL CAMERAKëshilltari i PDS-së në Kuvendin komunal të Ulqinit Borisllav Bashoviq në mënyrë demonstrative ka lëshuar dje mbledhjen e parlamentit dhe ka akuzuar pushtetin lokal që qëllimisht shmang përgjigjet në pyetjet e këshilltarëve, të cilat kanë të bëjnë me ligjshmërinë e punës së disa organeve të vetëqeverisjes lokale dhe të ndërmarrjeve ku themelues është KK i Ulqinit.

Bashoviq, siç transmeton gazeta “Dan”, ka thënë se dyshon në ligjshmërinë e punës së disa sektorëve të pushtetit ekzekutiv, punët financiare dhe ndarjen e mjeteve, si dhe punësimin, duke i vendosur këto në kontekstin e keqpërdorimeve të mundshme me qëllime parazgjedhore.

“Perceptimi im ndaj kësaj çështje është që të dëshmojë, sa janë këto veprime të paligjshme dhe më në fund t’i ndalim ato. Ju lutem kryetar, keni çdo pyetje që e kam shkruar dhe më siguroni përgjigjet, në mënyrë që të mund të diskutojmë në Kuvend për këtë gjë dhe të shohim si punon ky pushtet lokal”, tha ky funksionar i lartë i PDS-së dhe lëshoi sallën e Kuvendit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top