Friday , July 19 2019
Lajmi i fundit

Basketboll: DERBI TË ENJTEN, QË NË FILLIM TË SUPER LIGËS

Kosarka, BasketbollDerbi i madh i basketbollit, i cili mund jetë vendosës për vijueshmërinë e mëtejmë të Super Ligës, ndoshta që në fillim do ta jap pjesëmarrësin e Ligës së 2 ABA në sezonin e ardhshëm

Basketbollistët e “Ulqinit”, do të takohen të enjten, në ora 19, para tifozëve të vet me “Sutjeskën” nga Nikshiqi.

“Në këtë ndeshje basketbollistëve tanë përveç “Dilberëve” besnik i nevojitet edhe ndihma e publikut të Ulqinit që të fitojnë kundërshtarin e madh. Prandaj ftojmë bashkëqytetarët tanë, dashamirët e sportit dhe të basketbollit që të mbushin tribunën dhe në ambientin e vërtet sportiv të shpallim kandidaturën serioze për renditjen më të lartë”, njoftojnë nga Administrata e KB “Ulqin”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top