Saturday , January 23 2021
Lajmi i fundit

Basketboll: I RIU MEHMEDOVIQ NË TURQI

mehmetiPesëmbëdhjetë vjeçari Fatih Mehmedoviq është transferuar në Turqi, ku do të vazhdojë arsimimin e tij, si në basketboll ashtu edhe në shkollë, në shkollën e mesme “Kilicislan” nga Kajzeri, transmeton portali Kosarka.me.

Mehmedoviq këtë sezon ka mbrojtur ngjyrat e seksionit të kadetëve të Klubit të basketbollit Jadran nga Ulqini, ndërsa në Kajseri do ti bashkëngjitet Kasalicës dhe Gjukoviqit, të cilët në Turqi janë prej vitit të kaluar.

Turqia, për shkak të kushteve fenomenale për zhvillim të sportistëve dhe mundësisë që të shkollohen paralelisht, po bëhet destinacion gjithnjë e më popullor për basketbollistët e ri nga këto hapësira, ndërsa të tre këto lojtarët në këtë vend euro-aziatik shkuan nëpërmjet agjencisë MMBasket.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top