Parlamenti Evropian ka përkrahur javën e kaluar masat më të fuqishme për mbrojtjen e fondeve të peshkut në Mesdhe dhe në Atlantik me përhapjen e zonave të mbrojtura në det dhe duke parandaluar ndryshimet klimatike.
U përshëndet propozimi i Komisionit në “Strategjinë për larminë biologjike të Bashkimit Evropian deri në vitin 2030” që të paktën 30 për qind e deteve në Evropë duhet të bëhen zona të mbrojtura.
Europarlamentarët theksojnë se ky synim duhet të bëhet obligim ligjor, si dhe që gjysma e këtyre zonave duhet të gëzojë nivel të lartë të mbrojtjes, me kufizimet jo vetëm në aspektin e peshkimit komercial, por edhe për kërkimet e karburanteve fosile, centralet me erë në det, turizmin masiv apo kultivimin e peshkut.
Shtohet se në Mesdhe 80 për qind e fondit të peshkut është e rrezikuar nga peshkimi i tepruar.