Beci: ASNJË PUNËSIM NË PAJTIM ME LIGJIN NUK DO TË REFUZOHET

Safet BeciNë redaksinë tonë mbërriti kumtesa e funksionarit të Lëvizjes qytetare URA dhe ndihmës sekretarit për financa me kompetenca të veçanta Safet Becit, të cilën e përcjellim në tërësi. 

Për arsye të përhapjes gjithnjë e më të shpeshtë të dezinformatave dhe manipulimeve nga ana e qeverisjes lokale lidhur me punësimin e punëtorëve në kohë të caktuar dhe pacaktuar në komunë të Ulqinit dëshiroi të them:

Nga ana ime, si ndihmës i sekretarit për financa me kompetence të veçanta, asnjë punësim nuk është refuzuar nëse është në pajtim me ligjin dhe në interes të komunës së Ulqinit. Punësimet me lista paraprakisht të përgatitura dhe pa konkurs nuk është në pajtim me ligjin dhe nuk do të lejohen. Po ashtu, dëshiroj të theksojë që, edhe pse nuk ishte detyrimi im, kemi intervenuar tek Ministri i financave për dhënien e pëlqimit për 11 inspektorë turistik dhe 10 zjarrfikës, gjë që do të lejohet. Në këtë mënyrë kemi treguar vullnetin e qartë që sezoni turistik të zhvillohet në formën më të mirë, përkundër faktit që nuk jemi pjesë e pushtetit.

Jam i sigurt që promotorët e vetëshpallur të ligjshmërisë dhe transparencës shumë mirë i dinë këto fakte, dhe se për shkak të mungesës së rezultateve në punë dhe mungesë të argumenteve të veta dëshirojnë që përgjegjësinë e vet ta kalojnë te dikush tjetër i cili ka vetëm funksionin e kontrolluesit, gjë që bie ndesh me logjikën e shëndoshtë. Por, ky është atributi i tyre i vetëm, që për pasuksesin e vet ta fajësojnë dike tjetër. Kështu ishte edhe në 5 vitet e kaluara në pushtetin lokal, 4 vite në pushtetin shtetëror, nuk janë në gjendje të zgjidhin asnjë problem e gjithmonë dikush tjetër ju ka faj për mossukseset e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…