Beci: KOMUNA E ULQINIT NË SHËRBIM TË TË GJITHË QYTETARËVE

Safet BeciNënkryetari i Këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv Ulqin, Safet Beci si nënkryetar i sapozgjedhur i komunës së Ulqinit ka deklaruar që maksimalisht do të angazhohet në të mirë të të gjithë qytetarëve të Ulqinit.

Sipas fjalëve të tija në administratën lokale nuk do të bëhet politikë, siç është bërë vitet e kaluara, por administrata do të jetë kryesisht shërbim i qytetarëve me qëllim krijimin e kushteve më të mira jetësore për të gjithë qytetarët e Ulqinit.

“Detyrimet primare të pushtetit të sapoformuar do të jenë depolitizomi i administratës lokale, shfrytëzimi transparent i mjeteve buxhetore, vjelja efikase e të ardhurave nga taksa e banimit, krijimi i administratës efikase, çështja e kufirit dhe të ardhurave të Të mirave detare, ruajtja e të gjithë pjesëve të qytetit si tërësi ambientale, si dhe përmirësimi i punës së shërbimeve komunale gjatë sezonit turistik”, tha Beci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…