Thursday , October 1 2020
Lajmi i fundit

BECI: NUK JEMI MË PJESË E PUSHTETIT LOKAL, SJELLJA E FORCËS SKANDALOZE

Safet BeciFunksionari i lartë i Lëvizjes qytetare URA dhe nënkryetari në largim i Komunës së Ulqinit Safet Beci tha se kjo parti nuk është më pjesë e pushtetit lokal.

“Pushteti nuk funksionon, institucionet janë paralizuar, e çka është më e keqja nuk shoh që dikush merakoset rreth kësaj. Ndoshta kjo lloj situate, mbas të gjithave, na është bërë normale. Thjeshtë e pabesueshme! Për shkak të ambicieve personale dhe animozitetit të disa individëve e pëson tërë qyteti. Sidoqoftë, situata është shumë e keqe dhe nga ky vorbull duhet të dalim sa më parë. Kur bëhet fjalë konkretisht për URA-ën, në asnjë moment nuk ia zvogëlojmë vetes përgjegjësinë, para së gjithash për shkak se ia ofruam dorën atyre të cilët nuk meritojnë asgjë nga askush. Sa i përket neve, ne nuk jemi më pjesë e pushtetit aktual. Çdo gjë që do të bëjmë në periudhën e ardhshme do të jetë përkrahja teknike rreth votimit të vendimit për financim të përkohshëm i cili, të paktën shkurt, do të zhbllokojë procesin dhe do të jap frymëmarrje artificiale të punësuarve në komunë dhe ndërmarrje publike ku ajo është themelues”, tha ai për “Vijesti”.

Beci veçanërisht kritikoi sjelljen e Forcës. “Sjellja e tyre është skandaloze dhe tejkalon shijen e çfarë do lloj taktike politike. Thjesht, nuk janë të vlefshëm të komentohen”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë për dalje nga kjo situatë dhe URA insiston në këtë gjë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top